Gazeta Tribuna 2004
Një skicë nga M. Gjoka
Duke kërkuar një kartvizitë që e kisha marrë nga një kolegu im i shumë viteve më parë që e takova krejt papritur këtë shtator pas shumë vite ndarjeje, konstava me hidhërim se ajo ishte shkërmoqur në lavatriçe gjatë larjes. Siç ndodh rëndom, kisha harruar ta hiqja nga xhepi i pantallonave. Tani as urimet në këtë prag krishtlindjesh dhe viti të ri nuk mund ti jap e as ta takoj dot kolegun tim! Ndokush do më thotë që të mos e bëj aqë tragjike gjëndjen se fundja një kartvizite ishte, por nuk është aspak ashtu. Që t’ju a mbush mendjen se është ashtu siç ju them unë po ju tregoj se ç’më ndodhi këtë shtator.
Ishte shtatori që vinte pas lojrave të famëshme olimpike Athina-2004 po që vazhdonte megjithatë me Lojrat e quajtura paraolimpike por për një arsye që unë nuk e di ato u zhvilluan pikërisht pas dhe jo para tyre. Një të dielën, duke shëtitur si zakonisht nëpër rrugët e lagjes Plaka nën Akropol, arrij pak i lodhur në bulevardin ku është busti i Melina Mërkurit i rrethuar me kurorën e luleve përherë të freskëta. Pak hapa më tej turma të mëdha ecin drejt shëtitores që të çon në hyrjen e Akropolit. Shumë prej tyre janë në karroca invalidi. E dikush prej tyre me siguri ishte nga çiklistët që bënin gara me biçikleta pedalet e së cilës i vinin në lëvizje me duar. Një skenë të tillë e kisha parë pikërisht në mëgjezin e asaj dite të djelë në Vuliagmeni dhe s’mund të them se nuk më habiti fuqia morale e çiklistit. Dhe thuaj po deshe pastaj se janë sakatë...Duke ecur edhe unë në këtë turmë ndjej në veshët e mi gjithmonë e më fuqishëm disa tinguj violine. Kalimi në këtë pjesë rruge vështirësohet. Me dhjetra kalimtarë të rastit ndalojnë edhe ata ashtu si unë dhe dëgjojnë koncertin e një kuinteti të hipur në një podium. Dhe pas pak nuk ka më kalimtarë por vetëm spektatorë në një qark që sa vinte zmadhohej. Në këtë çast dëgjoj një emër “Emil Prodan” me të cilin prezantohet një nga violinistët. Vëmendja ime përqëndrohet më tepër. Eshtë emër i dëgjuar i një kompozitori shqiptar dhe bën vaki që violinisti që kishte mbiemrin Prodani të ishte nga Shqipëria mendova.
Turma e njerëzve ndërkaq sa vinte elektrizohej nga ky kuintet qe e çonte sa në vallet hungareze në tingujt e muzikës së filmit “Doktor Zhivago” apo “”Aromë gruaje”. Dhe kthehej tek Theodoraqi, tek vallet cigane dhe prapë motive të larmishme nga Ballkani. Prezantuesi i tematikës së koncertit, ndër më virtuzoet e këtij grupi me tërhoqi në mënyrë të veçantë. U përpoqa të arrija më afër podiumit ku jepej koncerti.
Dhe në një moment mu mbush mendja se unë e njihja këtë njeri. Pozicioni pak në profil në të cilin e shikoja, pasioni me të cilin interpretonte më bëri të mendoja se unë vetëm një njeri të tillë njihja personalisht që mund të luante me kaq virtuozitet.
“Bravo, bërtisnin disa gra pas çdo “figure” të violinistit. Afrohem dhe pyes një grua: e njihni prezantuesin e grupit? “Po, është Xheqi” -më thotë. Atëherë u binda se ai duhet të ishte Zeqir Sulkuqi, ish pedagogu i muzikës i Universitetit të Elbasanit nga i cili kisha dëgjuar shumë herë pjesë të ndryshme klasike.
Në një intermexo Xheqi gjen rast të falenderojë “ikodhespinën” Dhora Bakojani (e “zonja e shtëpisë”-dmth kryetarja e bashkisë së Athinës që i kish ftuar) “Me agapi nga patridha- me dashuri nga atdheu im” –vijon të kumtojë titullin e pjesës në vazhdim Xheqi. “Cili është atdheu yt”- pyet një zë këmbëngulës nga turma. Xheqi heziton në çast dhe mandej jep një përgjigje të bukur këtë mes-shtatori kur ende njerëzit nuk e kishin harruar ndeshjen Greqi-Shqipëri: dëgjojeni pjesën dhe në fund të saj, në se nuk e gjeni vetë, do t’ju a them unë. Dhe Xheqi me violinën tij fluturon tashmë në vise të njohura për mua. Një muzikë e gëzueshme që të sjell sa në vallëzimet plot ritëm nën tingujt e çiftelisë së Alpeve, në meloditë e Shqipërisë së mesme dhe cicërimat e zogjve. Nuk do ta besoni po t’ju thom se ishin cicërima të vërteta zogjsh. Biles unë tashmë fluturoja me këta tinguj dhe në ahishtet shekullore të të Klenjës dhe Gjinarit. Në Gjinar së bashku me Xheqin ishim ndodhur mjaft herë gjatë eskursioneve me studentët dhe vilolinën e tij të cilën ai nuk e ndante vetiu. Dhe për një çast një vajzë vogël e mbërthyer në parmakët e një ndarësje metalike përballë podiumit duket sikur ka hyrë në rezonancë me violinistët duke lëvizur kokën e saj me atë ritëm befasues me të cilin luhet muzika. Turma ishte përfundimisht pushtuar nga violinisti Xheqi me grupin e tij. Një fije këputet nga njera anë e “dorezës” që lidhte shpirtin e violinistit me kordat e violinës e saj, por Xheqi e këput dhe anën tjetër me dhëmbë dhe ritmi triumfues i muzikës vazhdon. Dhe së fundi kordat e stërmunduara të dy violinave dhe dy violinçelave heshtën, po ashtu dhe fisarmonika. Duartrokitjet vazhdojnë dhe askush nuk pyeti se cili ishte atdheu i violinistit, por cilidoqoftë ai duhet të ketë njerëz me shpirt të madh do ketë menduar pyetësi i panjohur. Besoj se edhe busti i Melinës, artistes së shquar arvanitase (që e ndoqi koncertin deri në fund), do të ishte dakord me këtë konstatim.
-Akoma, akoma - bërtasim të ekzaltuar. Katër pjestarë të grupit ishin shqiptarë, i vetmi partner nga Greqia ishte një djalosh i cili luante fizarmonikë. Dhe ai e merr mikrofonin disa çaste sa të normalizohet ritmi i të rrahurave të zemrës së violinistëve
që siç thonë arrin gjer 150 të rrahura në minutë gjatë interpretimit. “Eshtë fat i madh për mua që u njoha me Xheqin” na thotë ky djalosh po aq virtuoz sa dhe partnerët e tjerë shqiptare. Por ora ka kalur 11 e darkës dhe kuinteti luan dhe dy pjesë të tjera me muzikë ruse dhe koncerti përfundon. Kuinteti ka emrin “Ballkan” duke nënkuptuar se repertori i tij është kryesisht me muzikë nga vendet e ndryshme ballkanike. Afrohem shkallëve të podiumit, por të tjerë admirues e rrethojnë Xheqin të cilët e përgëzojnë dhe duan të mësojnë se kur mund ta dëgjojnë prapë. Dikush ishte nga Sudia, dikush tjetër nga vendi i Paganinit e dikush nga Zaqintho. Tingujt e Xhekut i kishin mbledhur pa dallim. Dhe Xheqi u sqaron se ka bërë një Ci -Di me interpretime të kuintetit të tij nga kompozitorë të shquar botërore dhe ju jep kartvizitën e tij ku mund ta gjejnë në të ardhmen. Së fundi erdhi dhe rradha ime. I dal përpara dhe pres të më njohë. Ai në fillim më merr për një nga admiruesit e shumtë më falenderon dhe bën të ikë por unë hap krahët duke e penguar të largohet dhe ai më së fundi më njohu ! Kishim 14 vjet pa u parë. “Oh- më thotë- ja ku u takuan prapë kolegët e Elbasanit”. Ç’mallemi në një interval kohe të kufizuar sepse pas koncertit kishte nje bisedë pune me axhentin e tij për shfaqje të tjera. “Javën e kalur ishim në Selanik- më tha- dhe patëm edhe aty një sukses të madh...” Dhe duke u ndarë më jep kartvizitën....
Më thoni tani, a nuk kam të drejtë ta bëj tragjike humbjen e kësaj kartvizite?

No comments:
Post a Comment