Gazeta e Athines 13-12-2004
Η αλβανική (φυλή) εκράτυνε το μάχιμονν της ελληνικής πνεύμα η δε ελληνική ενεφύσησαν εις την αλβανικήν τα ευγενέστερα της φιλομαθείας, της φιλοπατρίας και της ευνομίας. Τα δυο καλύτερα προϊόντα του συνδυασμού τού του υπήρξαν οι Σουλιοτι έπη της στερεάς, οι Υδαιροι και οι Σπετσιώται κατά θάλλασαν [1]
Masa e madhe e emigrantëve shqiptare në Greqi pa dyshim ka dhe botën e vet shpirtërore. Në luftën e tyre të përditëshme për të siguruar një jetë më të mirë ndesh me dukuri nga më të ndryshme të cilat kanë rrëmbyer shpesh vëmendjen e medias greke po dhe të artit grek dhe emisioneve të tilla si Fame Story. Veçojmë këtu dy filmat më të fundit: “Dashuria erdhi nga larg” e cila tashmë i takon arkivit dhe atij që pritet të dalë në kinema së shpejti, “Omiros (Pengu).
1. Trilli artistik i Manushaqis
Ndoshta dikush nuk e ka parasysh se filmi social “Dashuria erdhi nga larg” tani po ritrasmentohet. Le të kthejmë pak fletën e kalendarit një vit më parë pikërisht kur u mbyll sipari i këtij telefilmi me 30 seri. Publiku priste me ankth serinë e fundit të filmit pasi një seri më parë heroi kryesor i filmit emigranti shqiptar Ilia (interpertuar siç dihet nga aktori Kostas Somer), ishte kapur dhe burgosur nga policia për trafiqe dokumentash. Mos vallë dhe ai që ishte idhulli i emigrantëve shqiptarë do të përfundonte si një keqberës ? Por regjizori Manushaqis e zgjidhi enigmën, duke e paraqitur heroin e filmit si viktimë të trafikantit shqiptar Omerit (që luhej nga aktori shqiptar Armando Dauti), dhe lirimi i tij u pa nga teleshikuesi emigrant me një psherëtimë lehtësuese.
Filmi social, në qendër të tij ka temën e emigrantit shqiptar në Greqi dhe vështirësitë e integrimit të tij në shoqërinë greke. Ai pat rrëmbyer një publik të gjerë duke sjellë dhe reagime të një spektri të gjerë të cilat patëm rastin ti shohim në debate televiziv. Drejtuesja e një nga këto debate, Eli Stai do të thoshte: "një trill artistik larg çdo përputhjeje me realitetin grek" dhe në një koment tjetër "as që bëhej fjalë në Greqi të ndodhte që një argat shqiptar të binte në dashuri me afendikeshën e saj të bukur”, Vasiliqinë (interpretuar nga aktorja Lino Saka). Dikush tjetër pyeste: “ pse nuk ka ndodhur e kundërta në film, që një djalë grek të marrë një vajzë shqiptare”. Ndërkaq krejt mendim tjetër patën artistët dhe regjizori i këtij filmi. Jetesa e rreth 600 mijë emigrantëve në Greqi që prej 10-12 vitesh dhe martesat e ndërsjellta emigrantë-grekë, megjithë dritë-hijet e tyre, provon më së miri idenë e tyre.
2. Vasiliqia nga Sitia- Helena e sotme
Nuk e di në se regjizori është nisur nga ngjarje reale ku djaloshi shqiptar kish ardhur nga malet e Dukatit, por para tre beharesh jam ndodhur dëshmitar i nje rasti të tillë në klubin e Llogorait, klubin që ishte ndërtuar nga fundi i viteve 80. Ishin ditët e fundit të pushimeve të gushtit. Ndërsa u ula nën freskun e pishave dhe prisja porosinë, një vajzë e hollë në trup erdhi dhe filloi të pastronte tavolinën. Në fillim nuk i kushtova rëndësi, por duke e parë mjaft të heshtur, mendova se mos ishte memece. Ndërkaq bashkëudhëtari im që filloi një muhabet vençe me të zonjën e klub-restoranantit ma zgjidhi enigmën. Ashtu siç e kanë zakon të moshuarit ti tregojnë hallet njëri tjetrit, zonja nga Dukati tha se djali i kish rrëmbyer një vajzë nga Greqia. Pra vajza që shërbente ishte nga Greqia. Për tu bindur për atë që dëgjova, kur vajza erdhi me serviciot i thashë “Efharisto”. Vajza e heshtur buzëqeshi paksa dhe u përgjigj “se parakallo”. “Nga jeni” e pyes. “Nga Kriti”- thotë me rezerva duke vështruar vjedhurazi nga e vjehra. Nuk donte ti jepte shkas asaj që të fillonte të mendonte ndonjë gjë të keqe. Aq me tepër që biseda bëhej në greqisht. Por vajza enigmatike që kishte ardhur nga era e detit Egje në majën e Llogorait ku mplekseshin së bashku era e pishave dhe ajo e detit Jon, më joshte për ti bërë të tjera pyetje ashtu si një rebus i vështire të mban peng deri sa ta zgjidhësh. “Edhe une kam qenë në Kriti”- i them. Befas qerpikët e saj u ngritën lart. Duket se dhe unë i ngjalla asaj kuriozitetin dhe ajo më pyeti: -Ku? –Në Sitisa- i them.
Padashur asaj i ra gota nga dora.
-Ç’të thotë – e pyet zonja nga Dukati nusen me taktin e një të moshuari që do ta ketë bisedën nën kontroll. Vajza përfitoi nga “incidenti” për të mos ju përgjigjur pyetjes dhe filloi të mbledhë copat e thyera të qelqit. –I them që edhe unë kam qenë në Kretë, i pergjigjem në vend të nuses. “–Eh mor bir, mos ke sjellë dhe ti ndonjë vajzë andej” –ma kthen me një shprehje ku diku thellë fshihej një ndjenjë dhëmbjeje. Ndoshta ajo ja kish bërë gati nusen djalin në Dukat. “Vajzë vëndi, mushkë Golëmi, themi ne nga Himara” tha shoqëruesi im duke kuptuar edhe ai hallin e plakës. “Të rinj janë, e pëlqyen njeri tjetrin, dhe u klepsën” tha zonja më tepër për të mbytur atë zë të brendshëm që i dilte padashur. E kuptova që vajza kishte zgjedhur njeriun e saj pamvarësisht nga dëshira e prindëve, e të dy palëve. Biles edhe dukatjotja kishte futur në fjalorin e saj “klepsje” në vend të ‘’rrëmbimit’’.
E ndërsa mbaruam së ngrëni vajza enigmatike u afrua të ngrerë tavolinën.
“Tha pas pali sti Sitia”-më thotë (do shkosh prape ne Sitia ). “ Po” -i them. Në të vërtetë unë nuk banoja më në Sitia por “Po”-ja më shpëtoi nga një parandjenjë për të mësuar më tepër
për vajzën rebus. “ Kallo taksidhi (rruga e mbarë) –më tha dhe sytë e saj dukej se më shikonin me një zili që nuk e kuptoja. “Ego ime apo ti Sitia (une jam nga Sitia)” më thotë ajo. Tani ngela i shahtisur unë. Sa botë e vogël, mendova. Me sa duket vajza kishte kohë që kishte ikur nga Sitia, nje qytet i vogë bregdetar me përmasat dhe pozicionin e Sarandës në Kretën verilindore. Ajo e ndjente mungesën e vendlindjes së saj në atë masë sa të kishte zili mua që do kthehesha prapë në Sitia. Kushedi se ç‘brenga të tjera kishte ajo vajzë, Helena moderne ku në rolin e Parisit ishte “Ilia” nga Dukati...
3. “Kjo është e pamundur, kjo mund të ndodhë vetëm në Amerikë”-trilli i Janaris
Me këtë shprehje reagon regjizori grek Kostantino Janaris ndërsa ndiqte autobuzin tragjik ku bënte komandë një shqiptar i cili po vendoste për fatet e rreth dhjetë robërve grekë. Këtu e ka zana fillon subjekti i një filmi që tashmë në dallim nga i pari, vërtet ka për bazë një ngjarje reale dhe dihet fati i heroit të filmit Elionit, është i ngjashëm me ate të Flamur Pislit. Rastin e marrjes peng të autobuzit siç shprehet autori e gjen si një mënyrë metaforike për të folur për shoqërinë greke.
Ende pa u shfaqur filmi në kinema, kanelet televizive kanë transmetuar reagimet e para. Disa nga pengjet e Pislit që u intervistuan me gjithë situatën tragjike ku u ndodhën nuk duket se e urrejne atë njeri. Secili prej tyre i bën vetes pyetjen: “A do të vepronin dhe ata me një mënyrë të tillë të ngjashme në se do të pësonin të këqiat që pretendonte djaloshi shqiptar se kishte pësuar?”
Pra ideja qëndrore e filmit skenari i te cilit eshte i paralajmëruar është të zbulojë se cilat motive e shpune këtë shqiptar në ekstrem. Çuditërisht ndërsa mundi të thotë para gazetarëve grekë se “policia më ka nxirë jetën”, nuk mundi të bënte asgjë në vendin e tij dhe policia shqiptare ishte ajo që i dha fund ëndrës së tij të çmendur së bashku me ëndrrën e një djaloshi grek që pikërisht atë ditë pak para se të hipte në autobus po shihte e të realizuar (ishte pranuar nëpunës në shërbimin publik). Shumë kush do dëshëronte që në Shqipëri ai të mund të shpaloste versionin e tij për padrejtesitë që i janë bërë dhe ai në këtë mënyrë do të shpagohej publikisht. Dhe me siguri një proces gjyqësor i monitoruar dhe nga media shqiptare do hidhte dritë mbi të vërtetën. Por autorit nuk i intereson ky moment, atë u a lë në derë shqiptarëve. Historia e Pislit jo si diçka kinematografike, mund të bëhej nga një regjisor shqiptar. Atij i interesojnë shkaqet që e shtyjnë Elionin në këtë veprim ekstrem dhe e kanë zanafillën në tokën greke. Pra mund të themi kemi reagimin intelektual të shoqërisë greke ndaj të tilla ngjarjeve “që kanë vend vetëm në Amerikë”. Edhe sikur një përqind të jetë i vërtetë versioni i personazhit kryesor te filmit që luhet nga një aktor kazakistanas, kjo do të
ishte e mjaftueshme që shoqëria greke të merrte përsipër përgjegjësinë që një hallkë e mekanizmave të saj shtrëngoi deri në dëshpërim një emigrant.
Edhe në filmin “Omiros” nuk mungojnë aktorët shqiptarë si Rajmonda Bulku me syte e saj eksresivë dhe Ndriçim Xhpea veç dy aktorëve shqiptarë Armand Dauti dhe Laert Vasili protagonistë edhe tek filmi i Manushaqis, kanë kontribuar në xhirimet e filmi “Omiros”. E ndërsa filmi ka rrjedhën e vet duke lexuar rreth këtij filmi në një nga gazetat shqiptare gjen titullin “Ju rrëfej grekët” dhe ndjen dëshpërim që autorja e një titulli të tillë mendon se regjizori grek ka pasur për qëllim “të rrëfejë grekët” apo autorja shqiptare gjen rastin për fushatë grekofobie në Shqipëri.
4. Disa mesazhe që i përcjellin filmat telespektatorit grek dhe emigrant
Në filmin “Dashuria erdhi nga larg” ndeshesh me të gjitha aspektet e jetës së emigranteve, me punën e ndershme, glendet e tyre (zbavitjet), me fejesa dhe martesa dhe me akte kriminale të dikujt prej tyre. Por këto akte janë të papranueshme për vetë emigrantin e ndershëm shqiptar Agronin, (interpretuar nga Aleksander Rapi), si dhe emigrantin tjetër, kunatin e Ilias (në rol Laert Vasili). Në këtë mënyrë filmi me realizëm i tregon publikut të gjerë grek që nuk ka kontakt direkt me emigrantët shqiptarë se ata kanë vlerat e tyre qytetare, mentalitetin e tyre që ruan disa virtyte të rralla që në zonat rurale të qytetërimit i gjen me vështirësi. Por filmi i drejtohet dhe masës së emigrantëve nëpërmjet një mesazhi, i cili është i mishëruar tek personazhi kryesor Ilia, me oshilacionet e tij të diktuara nga rrethana jetësore. Ky mesazh u thotë atyre: “Rruajini virtytet tuaja, trafiqet dhe rrugët e lehta për tu pasuruar çojnë në qorrsokaqe”. Trupa artistike ku bën pjesë veç emigrantëve shqiptarë, edhe “emigranti i hershëm” Jani Vongli, artisti nga Qeparoi-Himara (himarjotët jane vizitorët më të hershëm të Greqisë) në rolin e babait të Argjirit, zëri i ëmbël i Gliqerisë që shoqëron hapjen dhe mbylljen e filmit i japin spektatorit grek dhe atij emigrant shqiptar mesazhin e madh: ne jemi shumë afër, punojmë, dashurohemi, martohemi.
Kurse filmi “Omiros” i drejtohet në rradhe të parë shoqërisë greke e cila nuk duhet të lejojë që fryma e lartë e saj qytetare të cënohet nga ksenofobia që momente momente duket se dikton në publik.
Ndërkaq metoda terroriste e zgjidhjes së një problemi qoftë edhe madhor e kthen të drejtën në të kundërtën e vet dhe ky është mesazhi që mendoj se duhet të nxjerrin emigrantët shqiptarë.
Pra do të thoshja se tek Maushaqis kemi një skenar imagjinar rreth mijëra copa ngjarjesh reale dhe qe mbartin mesazhin shekullor të ripërtëritjes së afërsisë midis shqiptarëve dhe grekëve. Kurse tek Janaris kemi nje skenar real të një ngjarjeje të pazakontë
thuajse imagjinare që ndodh në njëqind vjet njëherë ku synohet sensibilizimi i publikut kundrejt elmentëve ksenofobë që pengojnë këtë ripërtëritje.

[1] Raca shqiptare forcoi shpirtin luftarak grek kurse ajo greke përçoi tek shqiptarët virtytet arsimdashëse, patriotike dhe të drejtësisë. Rezultat i këtij kombinimi ishin Suljotët në pjesen kontinentale dhe Ydhriotët e Speciotët në ishuj. K. Paparigopoulou -vol E’ (1926), f 146
No comments:
Post a Comment