Monday, June 02, 2008

HIMARA NË MBISHKRIMET E DELFUS (DELFIT)

Dr. Margarit Gjoka (sipas origjinalit botuar ne gazeten Tribuna, 26 tetor 2007)

Gёrmadhat e Delfit, në distancë 190 km nga Athina erdhёn nё dritё nёpёrmjet gёrmimeve sistematike tё Shkollёs Arkeologjike Franceze, qё filluan nё 1893 pas njё marrёveshjeje ndёrshtetёrore dhjetёvjeçare. U desh sё pari tё shpronёsohej dhe largohej vendbanimi i quajtur Kastri, i origjinës mesjetare si dhe tё largoheshin bazat dhe shkëmbenjtё e rrëzuar gjatё shekujve. Mandej u zbuluan dy faltoret, ajo e Apollonit dhe e Athinasё. Mbi 5000 mbishkrime tё kategorive mё tё ndryshme, statuja, punime tё ndryshme artistike dhe dhiakosmetike, elemente zbukuruese tё ndёrtesave dhe punime me vlerё tё jashtёzakonёshme artistike tё antikitetit e sollën atë antikitet më pranë nesh ashtu si një tunel në kohë.

Mbishkrimet e gjetura nё qendrёn arkeologjike Delfous në pllaka guri datojnё qё nga shekulli i 6 para Krishtit. Në disa nga kёto pllaka janë gdhendur emrat e pёrfaqësuesve fetarё tё universit tё lashtё grek, tё ashtuquajturit Theorodhokё, si dhe krahina greke pёrkatёse qё pёrfaqёsonin ata. Ishte misioni arkoelogjik francez i vitit 1914 qё mundi ti evidentojё dhe bashkojё copat e gdhendura ashtu siç mund tё ishin para se tё trazoheshin nga stuhitë e kohёs. Por paraprakisht kishte disa njoftime tё tjera shkencore pёr emrat e Theorodhokëve nё vitet 1883 nga B. Haussoullier (BCH, VII-1883, faqe. 189-203), i cili publikon mbishkrimet e pjesёs sё quajtur A, B, dhe njё faqeje të C (A, B, C, janё shtylla guri). Transkripsioni i kёtyre mbishkrimeve ёshtё redaktuar por jokomplet, nga Ch. Michel, Rec. Inser. gr, (1900), nr 256. N. Nikititsky, AM, X, 1983, faqe 101-103, publikon textin e dy faqeve pasme shtyllёs D. Rezultatet fundme kësaj pune shumёvjecare pёr deskriptimin e mbishkrimeve greke pёr Theorodhokët i gjejmё artikullin e A. Plassart, botuar Buletinin BCH, XLV, Deltio Elinikis alilografias, 1921, Paris.

Pikёrisht nё kёta gurё tё gdhendur gjenden emrat e pёrfaqesuesve fetarё dhe nga Himara, dhe sipas artikullit nё fjalё fillimi i kёtyre mbishkrimeve i takon vitit 168 para Krishtit. Nё shtyllё duket qartё emri "Kemarai" dhe emri i pёrfaqesuesit fetar Thrasimakos Κ(Θρασυμαχος K) (gёrmat e tjera tё emrit jane shuar nga koha). Εmri Thrasimakos pёrkthehet nё shqip "luftёtar i guximshёm", duke pasur kuptim konkret nё gjuhёn greke ashtu si dhe shumё emra tё tjerё që gjërësisht përdoren edhe sot në Himarë, psh Epaminonda (që përkthehet: progresiv) Androkli (i lavdishëm), Odhisea (i përndjekuri nga perënditë), Evridhiqi (shumë e drejta) etj. Madje sipas historianit austriak Karl Patch e ëma e mbretit ilir Gentius ishte grekja e bukur e quajtur Evridhiki

Emrat e pёrfaqёsuesve tё Himarёs janё nё vazhdim tё Theorodhokëve të territoreve tё tjera të Epirit tё lashtё. Dodona është vendosur para Finiqit (Phoinike). Direkt vijon Kemarai pёr tё cilёn autori i punimit nё fjalё Plassart sqaron se bёhet fjalё pёr atё qё Plini e quan Chimera, qё nё periudhёn bizantine njihet me emrin Χιμαιρα (Kimera) dhe nё ditёt e sotme-1921- njihet me emrin Chimara; kёto emёrtime thekson autori janё sipas njё harte austriake, nё faqen Valona. Emёrtimi nё vazhdim ështё i Amantias qё Karl Patch (1904) e konsideron tё vendosur nё luginёn e Shushicës, pranë rrёnojave antikё nё Plloçё. Vijojnё mjaft qendra tё tjera antike greke duke pёrfunduar me Dyrrachion (Durrёsi i sotёm). Autori Plassart sqaron dhe vendosjen gjeografike tё qyteteve antike të pёrmendura. Pas Dodonës thotё ai vijojnё Orikos (rrёnojat e Orikos, sipas njё harte austriake janё vendosur gjirin e Valonёs, pjesёn perndimore lagunёs Pasha limanit- Plassart), Byllis, i vendosur brigjet e Vjosёs, Apollonia (pranë Pojanit), Davlia (emёrtim ky jo fort i saktёsuar, njё hartё Formac shkullit 16 mendohet se ёshtё zonёn e Tomoricёs, kurse Karl Muller mendon se ёshtё pranë kalasё Beratit. Amantia e lartpёrmendur tek disa autore pёrdoret nё formën Avantia.

Të dhënat e sipërme për mbishkrimet arkeologjike njihen pak ose aspak nga historianёt shqiptarё, konsiderimi i cilit do bёnte rishikoheshin tezat e arkeologut Neritan Ceka pёr etnologjinё e Epirit. veçanti arkeologjia zyrtare shqiptare njeh si tё dhёna dokumentare pёr onomastikёn e Himarёs ato tё shek 16 tё defterёve turq tё taksave (Himara nё Shekuj, Akademia e Shkencave të Shqipërisё, 2004), distacё kohore afro 1600 vjet vonё se mbishkrimet e Delfus (Delfit)

I vetёmi kumtim i njё arkeologu shqiptar i kёtij fakti (dmth tё emrave tё theorodhokёve himarjotё dhe Himarёs nё mbishkrimet e Delfus) gjendet nё guidёn turistike Himara (J. Koci)-Tirane, 2006, f. 28, f 95

Njё vizitë në Delfus do tё bindë çdo studjues të apasionuar pёr kёtё tё vёrtetё historike.

No comments: