Friday, June 27, 2008

HIMARA ARKEOLOGJIKE


Pėrgatitur nga M. Gjoka (2002)

Homeri ishte njė mit deri sa arkeologu i famshėm Shliman gjeti Trojėn dhe e ktheu legjendėn nė njė realitet tė lashtėsisė. Qė nga kjo kohė Iliada dhe Odiseu do tė pėrbėjnė njė burim tė pashtershėm tė informacionit mbi atė epokė historike. Nė veprėn e Homerit pėrmendet dhe udhėtimi i Odiseut nė vendin e quajtur Chimera qė konsiderohet emri pararendės i Himarės sė sotme. Dhe analogjia e thjeshtė sugjeron qė gjersa Troja nuk ėshtė me legjendė, ka tė ngjarė qė pėrshkrimi i vendeve dhe popujve qė ndesh Odiseu nė rrugėn e kthimit tė tij t'i pėrgjigjet pėrshkrimeve reale. Duke u nisur nga kjo hipotezė shumė njerėz tė letrave (me kėtė emėrtim tė pėrgjithshėm pėrfshij jo vetėm historianėt por dhe mendimtarė, filosofė dhe studjues tė ndryshėm) e konsiderojnė si diēka normale ti referohen Homerit pėr tė mbėshtetur idetė e tyre. Por nuk mund mos tė vėme re se Shlimani nuk gėrmoi nė gjithė hapesirėn gjeografike qė pėrfshijnė poemat e Homerit, gėrmime qė do tė shtonin shkallėn e vėrtetėsisė sė tė thėnave nga Homeri pėr kėto vise. Pasardhės tė Shlimanit, kanė gėrmuar nė njė masė relativisht tė vogėl nė zonėn e bregdetit Kaonian (dmth himarjot), mė i studjuar si vend arkeologjik ėshtė Butrinti.

Nė librat historikė tė kohėve tė fundit pėr Himarėn, mė tė plotat nga pikpamja bibliografike janė «Himara nė Stuhitė e Shekujve» e Spiro Rushės, nė gjuhėn shqipe i shtėpisė botuese Arbri, viti 2001, me rreth 50 burime bibliografike dhe «Himara to aparto kastro tou Boreiou Hpeirou» e Kostas Haxhiantoniou me 352 referenca nga 142 burime bibliografike, botim greqisht i shtėpisė botuese «Asterismos», viti 2002.
Tė dy autorėt u referohen shpesh burimeve tė njėjta bibliografike kur ėshtė fjala pėr lashtėsinė e trevės sė gjerė tė banimit tė Kaonėve, para ardhėsve tė himarjotėve tė sotėm duke theksuar dhe burimet arkeologjike, gjetjet e sė cilės sjellin argumente bindėse pėr epokat historike. Veēojmė kėtu njė vėzhgim arkeologjik tė realizuar nga njė profesor i Universitetit Politeknik tė Athinės rreth viteve 1925, i cituar nė njė nga librat e mėsipėrm, i cili tregon pėr egzistencėn nė teritorin e brendshėm tė kalasė sė Himarės tė njė tempulli, i cili nė se nisemi nga njė pllakatė e madhe ku shkruhet «Apollon», hap diskutime pėrsa i pėrket emrit Himara.
Sipas mitologjisė greke perėndia e luftės ėshtė Ari, perėndia e stuhive, e dimrit, e detit tė egėrsur dhe vetėtimave (dukuri tė shpeshta kėto qė pėrkojnė dhe me pėrmbajtjen e vargmaleve Akroqeravne) ėshtė Chimera e kėto dy perėndi i pėrkasin tė njėjtit «kabinet perėndish» (sipas mitologjisė helene egziston dhe perbindėshi Chimera). Ndėrkaq gjėndet nė akropolin e Himarės, brenda murit poligonik me origjinė homerike dhe pellazge, njė tempull me emrin e Apollonit.

Sipas S. Rusha i cili citon studjusin gjerman Max Myler pėr prejardhjen e emrit tė Himarės, mbėshtet idenė se togu MAR vjen nga perėndia helene e luftės Aris, qė ashtu si perėndia latine e luftės Mars e kanė origjinėn nė fjalėn sanskrishte MARU. Ndėrkaq nuk gjendet ndonje tempull kushtuar perendisė Aris nė Himarė, por gjėndet tempulli kushtuar Apollonit. Konsiderimi i kėtij burimi arkeologjik ndoshta do ti jepte njė dimension tjetėr diskutimit tė studjuesit S. Rusha pėr emrin e Himarės qė do tė duhej tė shpjegonte lidhjen qė ka emri i perendisė Aris dhe Chimera me fjalėn sanskrishte MARU.
(Aq mė tepėr qė emėrtimi i vjetėr Chimera ka pėr bazė grupin MER dhe jo MAR)

Duke ju pėrgjigjur ftesės sė redaksisė sė gazetės Himara-Internet pėr tė kontribuar sado pak tek botimet e ardhėshme tė kėtyre autorėve ose autorėve tė tjerė qė kanė ambicjen pėr tė sjellė fakte historike nga Himara, dhe pėr tė ndihmuar lexuesit e kėtyre veprave sado pak nė gjykimet e tyre, po pėrpiqem tė evidentoj si hap tė parė njė listė tė gėrmimeve arkeologjike tė kryera nė vitet 75-90 prej Arkeologut Jano Kocit dhe punimet pėrkatėse tė botuar nė revistėn Iliria, qė pėr fat tė keq nuk janė cituar as nga disa botime historike shqipe rreth Himarės. Do tė doja ta krahėsoja punėn e palodhur tė z. Jano Koēi me gjigandin Shliman, pėr faktin se ka hulumtuar pikėrisht nė njė skaj tė hapėsirės gjeografike tė botės homerike dhe pikėrisht se muret e kalasė sė Himarės konsiderohen homerike. Gėrmimet nė fjalė janė rezultat i gėrmimeve shumėvjecare dhe harta e 22 fortifikimeve dhe qendrave tė banuara qė nė epokėn e bronxit, tė pėrpiluar nga z. Jano Koēi, do tė ishte mjaft ilustruese pėr cilindo historian qė merr pėrsipėr tė paraqesė fakte arkeologjike nė botimet historike. Nuk dua tė kritikoj ndokėnd me rradhėt qė po shkruaj, thjesht pėrpiqem tė bėj tė njohur informacione qė ndoshta mund ti intersojnė ndokujt.

Nga artikulli i z. Koēi, botuar nė 1991 nė revistėn shkencore «Iliria» paraqitet mė poshtė:

Harta e qėndrave historike pėrmbledhja dhe disa skica sipas artikullit tė autorit, nga ku janė zgjedhur informacione rreth Karosit, njė kodėr dominuese mbi Qeparo.

Njė fotokopje e faqes sė parė tė artikullit nė fjalė

Tė dhėna tė tjera vijojnė nė tė ardhmen.




FORTIFIKIMET PREHISTORIKE NE BREGDETIN KAON (ILIRIA, NR. 1-2 1991)

JANO KOĒI

PERMBLEDHJE RESUME

(Pėrkthyer nga frengjishtja sipas origjinalit tė botuar nė revistėn e lartpėrmendur- pėrkthyer nga M.Gjoka)

Nė brigjet shqiptare tė detit Jon, nga Kepi i Gjuhėzės gjer nė Kapoqefal tė Sarandės, janė zbuluar 20 fortifikime pre-historike. Vetėm gjashtė prej tyre dhe qė pėrkojnė me tė njėjtin typ si atė tė Karosit janė studjuar. Nė kėtė artikull propozohet tė studjohen gjithė fortifikimet dhe tė paraqiten kėrkimet e reja tė kryera nė Karos ku dallohen dy faza ndėrtimi.

Faza e parė e ashtuquajtura Karos I, ėshtė paraqitur nga njė mur i vijės se dytė, qė pėrfshin njė sipėrfaqe tė vogėl. Gjetjet qeramike dhe teknika e kostruksionit tė mureve konsiderohen ti pėrkasin epokės sė re tė Bronxit. Nė epokėn e vjetėr tė Hekurit ėshtė ndėrtuar nė Karos njė mur nė vijėn e tretė dhe dy mure tė tjera tė cilat formojnė kėshtu hapėsirėn e dytė tė fortifikuar Krosi II. Krahėsimi i rezultateve tė marra nga studimi i qeramikės, i teknikės sė mureve rrethuese dhe skemat e fortifikimeve prehistorike lejon tė dallohen tre faza evolucioni :
-faza e parė: Kukumi I dhe II, Ngura I i takojnė Epokės sė Bronxit tė vjetėr dhe tė mesėm
-faza e dytė- Badher, Karos I- Epoka e re e Bronxit.
-faza e tretė- Karos II-Epoka e vjetėr e Hekurit Faza e parė pėrfshin fortifikime tė vendosura nė kodra tė vogla. Kėto janė ndėrtuar nga mure me gurė tė pa perpunuar. Kėto fortifikime janė pėrdorur pėr vendosjen e bagėtive. Banoret janė vendosur nė murin e brendshėm rrethues.
E Kukumit I dhe II provon se ndėrtimet fillojnė nė epokėn e Bronxit tė vjetėr dhe pėrfundojnė nė epokėn e Bronxit tė ri.

Faza e dytė (Badher-Karos) pėrfshin fortifikime tė ndėrtuara nė lartėsi tė kodrave. Muret janė 3.5 metra tė gjėrė dhe 2 m tė larta. Fortifikimi ėshtė pėrdorur si strehim pėr bagėtitė kurse shtėpitė janė vendosur jashtė mureve. Qeramikat e Karosit I, Himarės, Sopotit, Ngura II dhe Kukum III sugjerojnė si epokė atė tė Bronxit tė ri. Fortifikimet e kėsaj epoke janė vendosur unoformisht per gjate majave dhe kodrave qė dominojnė rrugėt dhe sigurojnė njė mbrojtje rajonale.

Faza e tretė (Karosi), pėrfshin fortifikime tė formuara me disa rradhe muresh, ku cdo pjesė e fortifikuar komunikon me pjesėn e jashtme me derė tė vecantė. Konsiderimi si vazhdimesi pranė e pranė dhe nė epoka tė ndryshme tė disa hapėsirave te fortifikuara, si nė Kukum, lejon tė lejon tė interpretohen skemat e disa fortifikimeve qė deri tani janė konsideruar problematike pėr shkak tė strukturės sė nderlikuar, sic janė psh fortifikimet e Trsjsni, Mbplanit etj. Kukumi pėrbėn pjesėn mė tė vjetėr sipas shtresezimeve, qė tregon gjihashtu kohezgjatjen e perdorimit gjatė tri fazave. Epoka e bronzit tė ri e bregut Jonian dallohet nga zonat e tjera te vendit (Shqiperise-sh.p) nga numri i madh i fortifikimeve por nga ana tjeter ajo ngjason me zonat e tjera per faktin qė mjaft elemente tė qeramikės e kanė origjinėn e tyre nė periudhat e mėparėshme tė bronzit.
Studimi i kulturės sė fortifikimeve nė raport me kulturėn e tė njėjtės epokė nė zonat e tjera nė Shkoder, Mat dhe nė Shqipėrinė Juglndore shtrojnė gjithashtu problemin e pėrkatėsisė sė tyre etnike.

AKTIVITETI KERKUES ARKEOLOGJIK I JANO KOĒIT
GERMIME ARKEOLOGJIKE 1971-1975:

Gėrmime Arkeologjike nė Qeparo (Karos, Ngura) 1976-1983:
Gėrmime Arkeologjike nė Borsh (Sopot) 1984
Gėrmime Arkeologjike nė Himarė 1985-1986
Gėrmime Arkeologjike nė bregun Kaonian (Kukum-Qeparo) 1989-1990
Gėrmime Arkeologjike nė Borsh (Sopot)

Botime:

Artikuj:

Qyteza e Karosit-Qeparo, Buletini Arkeologjik, Tiranė, 1971, 181-184
Gėrmime Arkeologjike nė fshatin Qeparo, Buletini Arkeologjik, Tiranė, Nr. 5, 1975, 59-66
Kalaja e Karosit , Iliria, Nr VI, 1976, f. 235-243
Qyteti Antik nė Borsh, VII-VIII, 1077-78, f. 269-273
Njoftime arkeologjike nga Bregdeti i Himarės, Iliria, Nr 2,1981, f. 265-277
Kalatė e bregdetit dhe gjetje tė reja arkeologjike, Almanak, Saranda, 2, 1982, f 81-85
Gėrmime Arkeologjike e nė Himarė, QKA Tirane, 1984
Gėrmime Arkeologjike nė Borsh, Iliria, Nr 2 (1986) 261-262
Varreza e qytetit Antik Borsh Iliria, Nr 1(1987) f 135-146
Gėrmime *arkeologjike tė vitit 1990 nė Borsh, Iliria, Nr 2 (1990) 226
Fortifikimet prehistorike nė bregdetin Kaon, Iliria, Nr 1-2 (1991) 39-64
************************************************** ******************* ********* *** ******** *** *******, ************ ******, *****, 1991

No comments: