“Ne dt 3-6 prill salla “Skufa” eshte ne dispozicion te ekspozitës me punimet e skulptures, piktures dhe vizatimit te nxenesve te shkolles se Niko Katiut”-lexoj gazeten. Shkolla e Niko Katiut ka disa vjet qe eshte hapur ne Arte dhe rezultatet jane te dukeshme. Nxenesit e tij jane pranuar ne Shkollen e Arteve te Bukura ne Itali, disa prej tyre jane lauruar ne konkurimet kombetare te artisteve te rinj. Rezultatet ne rritje te artistit Niko Katiu kane terhequr vemendjen e qytetareve te kesaj zone. Dy fotografite shoqeruese te shkrimit tregojne disa nga punimet e nxenesve te ketij artisti-mesues i cili e ndjen veten si te jete ne Himare apo Qeparo ne shtepine e tij. Ai tashme eshte integruar krejt ne jeten greke ashtu si shume himarjote te tjere. Modelet nga arritjet e artit te lashte grek qe ka qene e jane model per gjithe ata qe zene rrugen e artit jane baze e punes se Nikos. Duket se realizimi i tyre i ka hapur rrugen e suksesit nxenesve te tij. Ndoshta dhe romantika e Epirit te sotem, ketij trualli te Doreve te lashte, jep ndihmesen e vet ne gjetjen e muzes. Ura e fameshme me harqe ne Arte, krejt prane shtepise se Nikos i sjell atij copa legjendash. Mos valle legjenda e murrimit, ajo legjende e fameshme ballkanike qe eshte bere molle sheri per autoresine, e ka vendlindjen pikerisht ne keta mure ? Greqia, nuk eshte vetem nje nga vendet pritese te emigranteve me perqindjen me te madhe te emigranteve ne Europe ne raport me popullsine. Ky djep i lashte i qyteterimit e ka stimuluar dhe kultivuar cilindo qe fsheh ne shpirtin e vet ndjenjat e nje artisti. Para disa vitesh nje djalosh kendonte me nje ze te mrekullueshem neper autobuzet e Athines dhe udhetaret nuk i kursenin parate per zerin e tij. Por dikush nga udhetaret shkoi me tej, Ajo (ishte nje grua e dashuruar me artin), e morri kete djalosh dhe e coi ne shkolle dhe nuk kaloi shume dhe ai kete vit befasoi publikun grek ne Pallatin e Muzikes (Megaro Muziqis-sic quhet ne greqisht). Ky djalosh qe quhet Nikolaos Floqi (me mbiemrin e tij kam pasur nje nxenes ne Klenje te Peshkopise sipas ndarjes se atehereshme administrative) u quajt Pavaroti i ri nga shtypi grek. Sa e sa shembuj te tille mund te sjellim …Edhe Nikua ne kete atmosfere vegjetuese per artin, e pasuroi krijimtarine e tij me elemente te teknikes moderne.
Për veten e tij Nikua flet shume pak. “Kam mbaruar Institutin e Arteve ne Tirane, dega skulpure, thote ai, dhe erdha ne Greqi ne vitin 1991. M’u njoh diplloma nga DIKACA, dhe mandej morra lejen per te hapur shkollen. Ne fillim e pata mjaft te veshtire, por me ndihmuan kryetari i bashkise dhe te tjere. Tani mund ta bej kete pune dhe biles shume mire. … ‘’ -thote ai.
Sapo lexova keto reshta ne gazete e morra Nikon ne telefon dhe e pergezova per sukseset e tij. Nderkaq mu kujtua se dikur ne vitet studenteske ndermjet punimeve te tij ishte dhe nje i titulluar ‘’Zgjimi’’. Ndersa R. Goro ne nje nga tregimet e veta na pershkruan ‘’zgjimin’’ e nje gruaje te ve qe jeta e therriste bashke me gjallimin e pranveres, ‘’zgjimi ‘’ i Nikos ishte pare nga nje sy tjeter. Ishte protreti i nje vajze e cila zgjohet ne mengjes ashtu si lulja kur hap petalet me rrezete e para te diellit (lulja kalimera-kalispera sic i themi ne anet tona) dhe reflekset shumengjureshe nga prizmat e veses ngjajne me enderat e saj…
-Niko, e pyes, mos valle e ke ate portretin qe ke punuar dikur? “Zgjimin“? Nikua perpiqet te kujtoje ne se e ka. Sigurisht ai punim eshte nga gjerat e bukura qe e kane frymezuar ate ne vitet e para te krijimtarise dhe nuk ka si te mos e mbaje mend.
-Pse pyet –me thote Nikua.
-E di si eshte puna, ka nje projekt ide nga z. Kleo Dedi per te ngritur nje monument per ’’Vajzen e valëve” i them. Nikua entusiazmohet duke perpjekur te shkrije dy portretet, ate te “zgjimit” te bukuroshes qe sigurisht eshte himarjote dhe te vajzes se valëve. Them se bukuroshja e “zgjimit” eshte nga Himara ashtu sic pranojme psh qe Leonardo Davinci Xhokonden nuk e gjeti diku larg, por me siguri ishte nje nga portretet e aferta në hapesiren ku jetonte dhe qe gjenia e tij e perjetesoi.
Do te doja te vazhdoja ti sugjeroja edhe une ide e mia Nikos per vajzen e valeve per te cilen besoj se ka menduar cdo himarjot. Por cila do te jete ajo vajze qe do te kete fatin te perjetesohet si bukuroshja himarjote? Ne se N. Muka e kishte parasysh portretin e asaj qe ai i kendoi ’’moj Katina nina, nina“, artisti qe do perjetesoje kete veper do niset nga ndonje figure krejt anonime? Kurse une e kam gati nje portret te tille qe nga shkolla e mesme… Ndersa ishim ulur me shoket maturante afer molit te sotem diku nen shtepine e Dhimiter Varfit (atehere nuk kishte mol), nje vajze e bukur, me e bukura e kampit socialist thoshnim atehere- i hipen nje shkembi te vogel disa metra pertej rreres se anes se detit me kembet e saj te zbathura. E nderkaq vjen batica dhe dallget perkedhelin kembet e saj te bukura, era e detit i shpalos floket e saj te gjate e te shpupuritura. Rrezet e vaketa te diellit te perendimit te asaj dite fund dimri qe ne sodisim i japin asaj nje pamje endere. Kurse nje tufe zoqsh nxitojne te mbrijne ne destinacion para perendimit te diellit. Une do te thoshja se ajo eshte vajza e valeve. Ajo pyeste me veten e saj zoqte e bukur se kur do te vinte princi i endrave te saj. ...
-Mire, do ta mendoj -me nderpret zeri i Nikos nga idete e mia te cilat i mbajta per vete. Artisti ka muzen e vet dhe idete e mia te vaketa mendova nuk besoj se mund ta ngacmojne.
-Sigurisht, shtoi me tej Nikua, do te mund ta beja ne bronx….dhe telefoni heshti per disa sekonda
-Niko –mos e mbyll i them.
Por Nikua heshti sepse truri i tij filloi te punoje per kete ide.
-Niko – i them, nuk e di ne se do te ta japin kete projekt, eshte vetem nje ide e imja.
Nikua me perserit se nuk i intereson ana komerciale e ketij projekti.
Nikua qe mbrojti dipllomen me skulpturen e kapetan Sokrat Lekes, desheron qe idete tij te materializohen. Sikur te mos kishte filluar tranzicioni i eger si nje tajfun qe i flaku ku mundi krijuesit qe kishin kaqe endera, Nikua do ta kishte vendosur bustin e Sokrat Lekes ne Qafe, ne rrapin e Qeparoit.
A do ta marrin parasysh gadishmerine e Nikos nismetaret e “vajzes se valeve“?
Nikua i takon brezit me te ri te artisteve himarjote qe debutojne me sukses ne Greqi. Ai ecen ne gjurmen e Jani Vonglit, artistit qeparotes qe luan ne filmin ‘’Dashuria erdhi nga larg ‘’ ne rolin e babait te Argjirit (vijon)
Qershor 2003
No comments:
Post a Comment