Duke bërë një shëtitje në bulevardin për rreth Akropolit u ndesha me eskspozitën e librit me pavjonet e saj të shumtë që me sa duket tashme do të ishte e përvitëshme. Ishte ekspozita e librit Akropoli-2004. Pas restaurimit që ju bë rrugës përreth dhe shndërrimit të saj në shëtitore ku nuk kalojnë makinat, është gjë e bukur të ecësh aty ku kanë ecur dikur grekët e lashtë. Fillova të vizitoj pavjonet me rradhë duke lexuar titujt, duke parë kopertinat dhe aty ku më tërhiqte duke shfletuar më tej. Pas pak u ndodha në një pavjon ku më tërhoqi vëmendjen një titull interesant “Letërsia shqipe nga vitet 1500 deri në ditët tona” me autor Llambro Mallama, botim i vitit 1986. Po e shfletoja librin me vëmendje i befasuar duke gjetur aty emra të njohur për mua që nga De Rada, M. Kuteli, Ndre Mjeda, e gjer tek letrarët më të rinj ku përmendeshin dhe himarjotët Lambro Ruci, Odhise Goro krahas emrave më të njohur Andrea Varfi, Aleks Çaçi, etj. Ishte aty dhe vjersha “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve” e Naim Frashërit të cilin ai e kishte shkruar në greqisht. Por origjinali i saj i shkruar në greqishten e pastër (katharevusa) ishte përshtatur në gjuhën e sotme greke nga Ll. Mallama. Në këtë përmbledhje autori i bën të njohur publikut grek ajkën e krijuesve shqiptarë. Ndërsa po verifikoja disa nga emrat më të dashur për mua, një burrë i moshur me pamje babaxhani, duke kuptur që unë e njihja letërsinë shqipe nga mënyra me të cilën shfletoja detaje të veçanta, më thotë:
-Një libër të tillë nuk do ta gjeni as në shqip.
-Ku e dini ju ?- i përgjigjem unë. Përgjegjësi i pavjonit heshti duke ditur se nuk mund të më argumentonte të kundërtën. Por më tha -Kam qënë mjaft herë në Shqipëri.
-Keni shkruar ndonjë liber ? – e pyes përsëri.
-Gjithë librat që sheh këtu jane librat e mi - më thotë. Ngela i befasuar me këtë zbulim, ai ishte vetë autori i librit që përmenda, Llambros Mallamas! Autori epirotas me qendër në Janinë ishte pritur shumë mirë nga kritika letrare siç dëshmonte një përmbledhje e më se njëzet citimeve.
Megjithatë- i them -ka një mungesë të rëndësishme në këtë libër.
Z. Mallamas më vështroi duke pritur prej meje ti thoshja se ku qëndron kjo e metë. I thashë se mungon një prej emrave të shquar të letërsisë shqipe, Petro Marko. Nuk ishte faji i autorit për këte mungesë, ai nuk kish patur fatin të lexonte Hasta-la Vistën në Greqisht.
Nërkaq duke shfletuar në kujtesën time konstatoj se emri Ll. Mallama ishte i njohur për mua. Dikur kisha lexuar disa poezive të tij në gazetën Drita dhe revistën Nëntori të përkthyera nga Aleks Çaçi dhe Llambro Ruci. Aleks Çaçi ka përkthyer një vepër teatrale të tij “Mesitët” e cila është vënë në skenë nga teatri popullor në Tiranë. Llambro Ruci ka përkthyer disa poezi të tij. Të tre këta shkrimtarë Epirotas nuk i lidhte vëtëm gjuha e njëjtë amtare, por ishte mesazhi poetik i progresit i cili qëndron tej kufive shtetërorë prej shekujsh. Duket se politika e sotme europiane është një konvergim politik drejt asaj që artistët e kanë realizuar tashmë e shumë kohë përpara. Llambro Mallama bën pjesë në këtë plejadë. Shkrimet e tij janë të gjinive të ndryshme, lirike, epike historike, sociale. Një libër interesant ishte ai i “Kaçandoni-it” kleftit (hajdutit trim- siç quheshn trimat që grabisnin karvanet turke). Kaçandonin, ashtu si dhe Qirjako Kapasin e Qeparoit, hajduti himarjot “iliver e fanua”(sic e përshkran muza popullore), i kisha dëgjuar që në moshë të vogël. Pleqtë na uronin me fjalët “Të bëheni si Kaçandoni”. Nuk vonoi dhe në krijimet e autorit gjeta dhe pika te tjera të përbashkëta me Himarjotët. Në librin e tij historik të çlirimit përfundimtar të Epirit nga sundimi turk, autori përmend dhe një nga himarjotët qe ka marrë pjesë në luftërat kundër turqve dhe nje fotografi e dhënë nga familja e luftëtarit paraqitet në libër. Fotografi kaq te vjetër të një himarjoti (të 1908) nuk kisha parë ndonjëherë.
Llambro Mallamas është njëkohësisht dhe një udhëtar-eksplorues i madh që ka vizituar vende të ndryshme dhe i ka përmbledhur mbresat e tij në libra të ndryshme për Epirin, Bullgarinë, Shqipërinë, Amerikën.
Tek libri i fundit me një kopertinë plot grataçiela u ndala pak dhe i thashë autorit: ky libër më kujton një libër të Maksim Gorkit...
Me tej ishte një libër sociologjik voluminoz që i kushtohej “Socializmit të zbatuar” (ose O iparktos socialismos-titulli i orgjinalit në greqisht). Autori donte të dinte mendimin tim për ngjarjet e fundit në Shipëri. Por unë isha tej mase i lodhur nga shkrimet e shumta që i kushtohen kësaj epoke e cila tek e fundit pati si rezultat për mua largimin tim vullnetarisht nga vendi im dhe nuk i dhashë muhabet shumë në këtë drejtim..
Bleva disa libra të tij ndër të cilat gjeta të dhëna më të bollshme për Jan Vilaran dhe Psalidhën, ideatorët epirotë paraardhës të revolucionit të 1821. Këta emra nuk ishin të panjohur për mua. Një epigraf për Ali Pashën në kalanë e Palermos më pati dikur shtytur të kërkoj më tepër në bibliotekën kombëtare në Athinë. Librat e tij plotësuan kartoteken time për këto figura. E përshëndeta këtë shkrimtar të madh dhe u ndamë si dy miq. Emocionet që ndjeva këtë të shtunë në panarin e librit ishin te papërshkrueshme.
Athinë, 17 Tetor 2004
No comments:
Post a Comment