Thursday, June 19, 2008

HIMARA DHE PËRKATËSIA ETNIKE E HIMARIOTËVE, nga K. Frashëri, pjesa e dyte

35

Figure : Himara. Ed. Lear (1848).

këtë qëllim ai ngarkoi Ajaz Pashën që sëbashku me kryetarin e jeniçerëve t’I ndiqte himariotët deri në strofkat e tyre dhe pastaj t’i shfaroste në atë shkallë, sa të mbetej gjallë vetëm kujtimi i tyre. Por, siç shënon historiani I njohur italian Andrea Marmora i shek. XVII, ndodhi e kundërta. Himariotët, jo vetëm u mbrojtën me shkathtësi, duke vrarë më shumë se 8000 ushtarë turq, por vendosën që t’i ndiqnin ushtritë turke dhe t’i sulmonin në kampet e tyre dhe po të kishin mundësi të vrisnin dhe vetë sulltanin46. Himarioti Damian, i cili mori përsipër që të vriste sulltanin u kap nga rojet turke para se të kryente atentatin. Përballë vështirësive që ndeshi në det sulltani hoqi dorë nga zbarkimi në Itali dhe iu drejtua Korfuzit. Në luftë kundër turqve morën pjesë krahas venedikasve të Korfuzit edhe himariotët me anijet e tyre. Turqit e morën por nuk e mbajtën dot Korfuzin. Gjatë tërheqjes kryen shkretime e mizori nëpër Himarë. Por përsëri ata nuk e rivendosën dot këtu përfundimisht autoritetin e tyre perandorak. Megjithë këto shkretime, himariotët vazhduan të mbijetonin dhe ta ruanin fuqinë e tyre mbrojtëse dhe goditëse, si në tokë, ashtu dhe në det, duke dalë përsëri si shqiptarë në plan të parë të luftës turko-venedikase të Qipros (1570-1571).

***

46 A. Marmora. Della historia di Corfu, descritta da A. M. etc. Venetia, Curti

1672, ff. 287-293. I. Zamputi. Po aty, dok. nr. 133, ff. 110-113.

36

Historiani grek I. K. Hasioti në monografinë që i ka kushtuar Luftës së Qipros, botuar në Selanik më 197047 e ka vënë në dukje pjesëmarrjen e himariotëve përkrah venedikasve kundër turqve. Banorët e Himarës zakonisht ai i quan “himariotë”, por aty-këtu i cilëson grekë, pa na sjellë (sipas zakonit, tashmë të rrënjosur në rradhët e nacionalistëve helenë), asnjë referencë dokumentare për këtë cilësim. Nga ana jonë ne nuk kemi ndeshur në asnjë burim dokumentar, përveçse në imagjinatën e historianëve nacionalistë helenë, që t’i cilësojë himariotët si “grekë” nga pikëpamja e përkatësisë etnike, me përjashtim të rasteve kur ata cilësohen “grekë” nga pikëpamja e ritit kishtar bizantin. Historianëve grekë ne do t’u përgjigjemi me pohimin e historianit italian Joanis Leunklavius, i cili e cilëson krahinën e Himarës si pjesë e Shqipërisë (in Chimeriotarum regione, quae Albaniae pars est), kurse për himariotët nuk lë asnjë pikë dyshimi se ata nuk janë grekë, por siç shkruan ai “ata janë arnautllarë (sipas emërtimit të shqiptarëve nga turqit – K.F.) shqiptarë, ose epirotë (Chimeriotae sunt Arnautlari, vel Albani, vel Epirotae)”. 48 Më 1566 në pragun e luftës së Qipros duket se vendimi që morën himariotët për të mos paguar haraçin kishte më tepër motive politike. Himariotët si kurdoherë, dhe këtë rradhë qenë të prirur për të marrë pjesë në çdo koalicion evropian antiturk, kurdoherë me shpresë se kjo luftë do të sillte edhe çlirimin e tyre.

Në një relacion që funksionari venedikas me origjinë nga Kotorri me emrin Bukja (Bucchia) hartoi në vitin 1567, në të cilin flitet mbi mundësitë që ekzistonin, sipas tij, për një dëbim përfundimtar të osmanëve nga 47 I.K.Hasioti.Oi Ellhnes stis paramones ths Nagmacias ths Nagpaktog. Thesalonikh 1970.

48 J. Leunclavi. Pantecte. Historiae Turcioae. Venetiis 1729, f. 280, 376.

37

Gadishulli Ballkanik, himariotët përfshihen në popullsinë shqiptare dhe jo në viset ku banonin të përzier shqiptarë dhe grekë. Aty thuhet midis të tjerave:

“Përkundrazi shqiptarët (albanesi), sidomos ata që prej Bunës shtrihen deri në Prevezë, duke përfshirë Himarën përballë Puljes dhe Kepit të Otrantit – sepse prej Arte e tutje në anë të Lindjes, kudo popujt që janë të nënshtruar prej të pafeve (turqve – K.F.), janë të përzier, një pjesë grekë e një pjesë shqiptarë”. Ai thotë gjithashtu: “Dhe qysh nga kjo kohë (nga viti 1537 – K.F.) himariotët në fjalë, si dhe shqiptarët e tjerë nga këta të Adriatikut – në kohët e lashta detarë ilirë ose maqedonë (et da quel tempo li detti Cimariotti et li altri albanesi di questi dell’ Adriatico anticamente Illirici et Mecedones marrittimi), u kanë bërë shumë dhunime e dëme armiqve të përbashkët”. Në qershor të vitit 1570, pasi kishte filluar Lufta e Qipros, proveditori i përgjithshëm venedikas i Korfuzit, Sebastian Venieri ndërmori me flotën e republikës një operacion në brigjet e Sopotit, në jug të Himarës për të pushtuar kalanë, e cila ndodhej nën zotërimin turk. Kalaja e Sopotit u rrethua dhe u bombardua. Në sulmin vendimtar, i cili përfundoi me pushtimin e kalasë, morën pjesë duke luftuar me heroizëm krahas ushtarëve venedikas edhe luftëtarë himariotë. Historiani venedikas A. Marmora shkruan: “Të gjithë himariotët i premtuan atij (Sebastian Venierit – K.F.) se do të bënin të njëjtën gjë (në kalanë e Himarës – K.F.) po të kishin ndihmë me forca të afta për të care mbrojtjen e fortesës osmane (...molti cimerioti e promisero tutti da fare lo stesso, quando havessero assistenca di force, habili alla difes contro l’Ottomana fortezza...)49 Pas fitores që korri flota venedikase kundër flotës osmane në ujrat e Lepantit (7 tetor 1571) dhe pasi lanë të vrarë rreth 500 veta, venedikasit arritën ta rimarin përsëri Sopotin. Por kur në mars 1573 u nënshkrua marrëveshja e Paqes midis tyre, Himara dhe Sopoti i mbetën përsëri Turqisë. Në përforcim të përkatësisë etnike shqiptare të himariotëve në shek. XVI, po sjellim këtu një burim dokumentar të panjohur deri sot. Është fjala për regjistrin e hollësishëm (Defter-i Mufasal) të sanxhakut të Delvinës të hartuar nga administrata perandorake osmane në vitin 991 të hexhirës

49 A. Marmora. Hist. Cor. ff. 340-343.

38

(1583). Këtë rradhë sanxhaku i Delvinës ishte i ndarë në pesë kaza. Njëra prej tyre ishte kazaja e Kurveleshit, e cila përfshinte edhe krahinën e Himarës50. Defteri është hartuar për efekte administrative, feudale dhe detyrimesh fshatare. Duhet thënë se në këtë defter Himara nuk figuron më si në vitin 1431-1432 si njësi administrative-feudale më vete (nayeti-i Himara), ndonëse edhe atëherë nuk i përfshinte të shtatë fshatrat e sotme të saj, por tani ishte integruar krejtësisht në kazanë e Kurveleshit. Siç dihet, defterët mufasal përmbajnë emrat e kryefamiljarëve të çdo fshati me detyrimet që kishte fshati në tërësi ndaj spahiut të vet. Ne këtu do të botojmë vetëm listen e kryefamiljarëve të shtëpive të tri fshatrave të ashtuquajtura “greqishtfolëse” të kësaj krahine - Himarës, Dhërmiut, Palasës – në facsimile, sëbashku me përkthimin dhe transkriptimin në shqip nga Prof. dr. Petrika Thëngjilli, ashtu siç figurojnë në regjistrin e hollësishëm (Defter-I Figure Anije e kohës së Luftës së Lepantit. Figure Harta e Vlorës dhe e rrethit të saj. D. Zenoni (1574). Figure Hartë e kohës së Luftës së Lepantit. G. F. Camocio (1574) Mufasal) të vitit 1583. Si në të gjithë defterët Mufasal edhe këtu janë shënuar në çdo fshat numrat e shtëpive dhe emrat e kryefamiljarëve të tyre. Emrat e kryefamiljarëve të regjistruara në këtë defter të Himarës janë këto:

a) Në vetë Himarën:

1.Lirbo? Mujo – 2. Todor Kudhës? – 3. Gjoka Boga – 4. Andrea Musiça – 5. Balsh Dhima – 6. Komin Voja, Doja? – 7. Gjoka Dhamo – 8. Petri Gjoni – 9. Todor Brati, Perlin? – 10. Mitri... – 11. Mark Gjoni – 12. Gjika Gjoni – 13. Todor Lumadhi – 14. Dhimo Papa – 15. Kondi Petri – 16. – Andon Ajas – 17. Todor Kondavik? – 18. Meksi Palloshi – 19. Gjon Palloshi – 20 – Dedë Kola – 21. Dhuman Gjipali, Gjikalli? – 22. Nikola Gjin Miri? 23. Gjek Leka – 24. – Gjoka Nika – 25. Mark Suvari? – 26. Gjon 50 Defteri ndodhet në arkivin e Ankarasë: Tapu ve Kadastro Genel Müdürlügü. Defteri Mufasal- i Liva-i Delvinë, nr. 91.

39

Palloshi – 27. Kondi Camije? – 28. – Petri Gjini – 29. Petri Petri – 30. Todor Gjinok? –31. Pteri Gjoni – 32. Gjik Llanka – 33. – Gjin Gjon Aleksi – 34. – Mihran? Levendari? – 35. Kond Martini – 36. Dëmbllar? Dimitrie – 37. Nikë Martini – 38. Gjok Alemdari – 39. Gjok Dhim Gjini – 40. Dole Mandashi – 41. Martin Zylkadër? – 42. Kondaramo Muka – 43. Si i pari – 44. Aleks Peçi – 45. Gjini Gjorzaj – 46. Gjika Llazari – 47 Dhimo Tanushi – 48. Pali Dhjako – 49. Martin Tanushi, Janushi? – 50 Gjika Mëhilli – 51. Emeklu? Dhjako – 52. Gjon Pavllari Mëhilli – 53. Dhimo Gjon Vllasi – 54. Petri Dhima – 55. Dhima Emelkuri? – 56. Thanas Jorgonllu? – 57. Nika Kallandori – 58. Aleks Menko, Nenko? – 59. Dhimo Dermali – 60. Leka Dermali – 61. Kuka Leondari – 62. Selka Ulmi, Almi? – 63 Todor Gjini – 64. Gjok Gjini – 65. Simon Nika – 66. Dhimo Mamija? – 67. Meks Mamija – 68. Gjon Leondari – 69. Kond Andredo? – 70 Gjin Todori – 71. Pal Melani – 72. Meks Mitrije – 73. Andrea Gjomija? – 74. Pali Panajoti – 75. Kont Lela, Della? – 76. Gjurka Kondi – 77. Gjika Dhima – 78. Dhima Gjon Meshi – 79. Nika Dhima – 80. Kont Gjoni – 81. Dhima Mihallo? Limarho? – 82. Andrea Zota, Voja? – 83. Dhima Nika – 84. Papa Thanasi – 85. Todor Nika – 86. Kond Todori – 87. Gjoka Jorgo – 88. Papa Aleksi – 89. Andrea Petri – 90. Leondar Meksi – 91. Todor Meksi – 92. Nika Plaku – 93. Gjon Menika, Mnika? – 94. Gjin Meksi – 95. Meks Mnika, Menika? – 96. Gjok Pali – 97. Kond Papa – 98. Dhimo Papa – 99. Muji... – 100. Gjin Pali – 101. Todor Gjin Gjoni – 102. Dhimo Gjin Dhima - 103. Nik a Leka – 104. Dhimo Andrea – 105. Andrea Menkuli – 106. Gjok Menkuli – 107. Bardho? Ali Kopalli? – 108. Gjin Jorga – 109. Gjok Gjin Pjetri – 110. Nikolla Gjoni – 111. Kont Premti – 112. Papa Nikolla – 113. Kont Gjoni – 114. Nika Gjin 115. ... Zoto – 116. Gjok Jorgo – 117. Dhimo Pelikani – 118. Menkul Gjoni - 119. Kont Panomllu – 120. Andrea Jorgo – 121. Kond Andrea – 122. Petri ... – 123. Todor Mirdemko – 124. Dhimo Andrea – 125. Todor ... – 126. Aleksi Papa – 127. Zot Gjoni – 128. Niko Mirini? – 129. Dhimo Kondi – 130. ... Bardhi – 131. Dhimo Leka – 132. Gjoka Dhimo – 133. Lika Kondi – 134. Petri Todori – 135. Jorgo Andrea – 136....... – 137. Martin Gjini Gjithsej 137 shtëpi: hane (me kryefamiljarë) 130, me myxhered (me jetimë) 7. Tatimet nga fshati Himarë: Ispenxhë – 3425 akçe, Hinta (drithë) – 2250 akçe, Musht (Shaire) – 6000 akçe, E dhejta e ullinjve – 1600 akçe, e dhjeta benakut – 600 akçe, resm- I bostan – 260 akçe, badihava – 13 akçe.

b) Fshati Dhërmi: 1.Leka Gjini – 2. Petri Dhima – 3. Andrea Caco Çaço? – 4. Zot Dhimo – 5. Kristo Dhimo – 6. Manush Adeti – 7. Gjin Gjoni - 8. Gjin Kondi – 9. Kondi Zoto – 10. Leka Gjini – 11. Gjin Mavllari? – 12. Kondi Streli – 13. Papa Jorgi – 14. Vojo Jak – 15. Vojo Kondi – 16. Todor Stimaqi? – 17. Todor Mëhilli – 18. Dhimo Kondi – 19. Vaso Damo – 20 Llazar Petro – 21... Kondi – 22. Gjin Piro? Poro? – 23. Kondi Dhima – 24. Gjika Todor – 25. Leka todor – 26. Gjin Dhima – 27. Zot Todori – 28. Gjin Ruqi? Zhuqi? – 29. Pal Nika – 30. Gjoka Qezari – 31. Gjin Dhima – 32. Nikoll Kosta – 33. Todor Kosta – 34. Gjika Pano – 35. Leondar Pali – 36. Gjon Panoja – 37. Kristok Pano – 38. Andorçe Pano – 39. ... Deda – 40. Gjin Demi? Remi? – 41. Leka Nika – 42. Todor Andrea – 43. Papa Patro – 44. Kondi Mërkuri – 45. Brumo Madhima? – 46. Kondi Bukali? Buçali? Muçali – 47. Gjin Buçali? Bukali, Muçali? – 48. Dhimo Dhamo – 49. Todor Pali – 50. Nikolla Livrani? Lehrani? 40

Gjithsej 53 shtëpi: hane (me kryefamiljarë) 50, me myxhered (me jetimë) 3. Tatimet nga fshati Dhërmi: ispenxha 1325 akçe, hinta (drithë) 900 akçe, shair (thekër) 290 akçe, e dhjeta e mushtit 840 akçe, e dhjeta e alef 28 akçe, e dhjeta e ullinjve 23 akçe, resm- i bennak 250 akçe, resm- i bostan 100 akçe, badihava 1138 akçe, shuma 4999 akçe. c) Fshati Palasë P.Papa Nikolla – 2. Dhimo Jorgo, Bojko? – 3. Gjin Gjoni – 4. Dhimo Nasto – 5. Pali Lihori? – 6. Meks Sinani – 7. Nika Thanasi – 8. Papa Meksi – 9. Miro Petro Kasto? Marito? 10. andrea Stavro – 11. Gjon Lehamo? – 12. Aleks Paskali – 13. Lehamo? Dhimo – 14. Dhrako? Kola – 15. Dhimo Jari? Pari, Nari? 16. Pal Lehkani? – 17. Qezar Nikolla – 18. Kostri... 19. Qirjako Paskali – 20. Nika ... 21. Kond Panuçi – 22. Dhimo Pobrat – 23. Leka Kosta – 24. Zot Demka – 25. Dhimo Jorgji – 26. Dhimo Kondi – 27. Jorgo Pali – 28. Nika Pali – 29. Jorgo Medrosi? Drosi? – 30. Paskal Dhimaqi – 31. Dhimo Petro – 32. Lika ... 33. Nika Marko – 34. Dhamo Marko – 35. Andrea Qezari – 36. Todor Lohomo? – 37. Gjon Lohomo? 38. Gjon Gjiraçe – 39. Gjika Gjiraçe – 40. dhimo Musuni? – 41. Gjon Mihali – 42. Dhimo Mastro? – 43. Dhimo Nikolla – 44. Kosta Kondi – 45. Dhimo Mihali – 46. Niko Dhimo – 47. Thanas Lehamo? 48. Todor Zagori – 49. Gjon shiko 42 – 50. Gjik Todori – 51. Andrea Komnini – 52. Jorgji Komnini – 53. Dhimo shiko 42 – 54. Todor Bojko – 55. Kondi Kosta Nasto – 56. Nika Lindo – 57. Nika Marini – 58... Kodheli – 59. Dhimo Sinani – 60. Gjin Sallaja – 61. Deliro ...62. Dhimo Muja – 63. Andrea Andoni – 64. Pali Papa – 65. Dhimo Paskali – 66. Dhimo Bojko – 67. Andrea Dumani – 68. Dhimo Pali? Jani? – 69. Jorgo Kristuli – 70. Pali Paskali – 71. Pali Dhimo – 72. ... Bero? – 73. Mano si 72 – 74. Miho Thanasi – 75. Andrea Lihamoqi? – 76. Lika Gjuhamoli? – 77. Jorgji Memlima? – 78. Gjoka ... – 79. Menko Paskali – 80. Gjoka Pali? Jani? – 81. Todor Dhimo – 82. Konti Dhimo – 83. andrea Vasili – 84. Vaso Dhimja – 85. Kosta Nenko? Petko? – 86. Qiro Nikolla – 87. Apostol Petro – 88. Petko Mihali – 89. Deliro Mihali – 90. Qezar Damiani – 91. Jorgji ... – 92. Dhimo Vasili – 93. Petko Sima – 94. Petko ...95. Vaso Petko Tatimet nga fshati Palasë: ispenxhë 1250 akçe, hinta (drithë) 1350 akçe, e dhjeta e shairit 580 akçe, e dhjeta e mushtit 360 akçe, resm-i bennak 400 akçe, resm- I bostan 1600 akçe, resma i kovan (blet) 200 akçe, e dhjeta e ullinjve 400 akçe, e dhjeta e Pallamudhit 65 akçe, badihava 861 akçe, shuma 6629 akçe. Figure dokumenti :K ryefamiljarët e fshatit Himarë, në origjinal në Defter- i Mufasal të Delvinës të vitit 991 hixhri. Figure Kryefamiljarët e fshatit Dhërmi, në origjinal në Defter- i Mufasal të Delvinës të vitit 991 hixhri.

Figure Kyefamiljarët e fshatit Palasë, në origjinal në Defter- i Mufasal të Delvinës të vitit 991 hixhri.

41

Sikurse shihet kryefamiljarët e të tre fshatrave të ashtuquajtura “greqishtfolëse” (helenofone), mbajnë në përgjithësi emra dhe mbiemra të onomastikës shqiptare dhe nëse nuk gabojmë, asnjë prej tyre nuk i përket onomastikës greke. Madje me këtë rast nuk është pa vend të thuhet se nga regjistri mufasal i kazasë së Gjirokastrës, hartuar në vitin 1520, del se edhe në fshatrat e krahinë së Dropullit, ku sot banon një bashkësi minoritare greke në shek. XVI kishte vetëm banorë shqiptarë51. Po ashtu, sipas regjistrimit mufasal të kazasë së Delvinës hartuar në vitin 1583 del se në fshatrat e minoritetit të sotëm grek që ndodhej në juridiksionin e kësaj kazaje kishte vetëm banorë shqiptarë.52 *** Edhe historia kishtare e Himarës, gjatë shek. XVII-XVIII flet për përkatësinë etnike shqiptare të himariotëve. Marrëveshja që sulltan Mehmet Fatiu lidhi më 1454 (një vit pas pushtimit të Stambollit) me patrikun e Kostandinopojës J. Genadin, të mbiquajtur Skolarios, të emëruar prej tij, me të cilën ai e lejonte kishën ortodokse të ushtronte veprimtarinë e saj në mbarë territoret e perandorisë, pati pasoja të thella për popullsitë e krishtera në përgjithësi dhe për banorët e Himarës në veçanti. Pasojat u shkaktuan ngase marrëveshja e detyronte 51 F. Duka. Realiteti i Dropullit në burimet historike të shek. XVI (Defteri osman I regjistrimit të pronave dhe të popullsisë së sanxhakut të Vlorës i vitit 520). Në: “Studime historike, nr. 3-4, 1994, f. 167-198. 52 F. Duka. Kazaja e Delvinës (Nga defteri osman i sanxhakut të Delvinës i vitit 1583. Në: “Studime historike”. Tiranë, nr. 1-4, 1992, f. 121-194.

42

patriarkanën lindore dhe insitucionet e saj kishtare të respektonin ligjet perandorake të sulltanit dhe ta ushtronin veprimtarinë e tyre fetare vetëm brenda kishave. E thënë ndryshe, patrikana hiqte dorë nga çdo orvatje për të përmbysur rendin e krijuar nga pushtimi osman dhe për të rivendosur pushtetin e mëparshëm bizantin, i cili kishte si fe zyrtare krishtërimin ortodoks. Siç dihet në rrethanat e krijuara nga karakteri feudal, ushtarak dhe teokratik i Perandorisë Osmane, jeta e bashkësive të krishtera dhe institucioneve të tyre kishtare ka qenë tepër e vështirë. Kisha nuk qe në gjendje t’i mbronte besimtarët e saj nga arbitraritetet e administrates perandorake. Porositë e saj për të panuar nënshtrimin ndaj pushtetit sulltanor nuk mund të pranoheshin, sidomos nga banorët e krahinave malore, siç ishin himariotët, të cilët te nënshtrimi shikonin fundin e venomeve shekullore. Për këtë arsye himariotët e hodhën vështrmin te Kisha Perëndimore, prapa së cilës qëndronin disa nga Fuqitë evropiane të interesuara për dëbimin e Perandorisë Osmane nga Gadishulli Ballkanik. Në fillim himariotët u lidhën me Republikën e Venedikut dhe me Mbretërinë e Napolit, mbasi që të dyja këto fuqi adriatikase zhvillonin një politikë tepër aktive antiosmane. Gjatë shek. XVI Himara figuron ende si një peshkopatë e varur nga Patrikana e Stambollit. Peshkopi Germanos, mitropolit i Sardeonit në katallogun e peshkopatave lindore që ka botuar më 1937 përmend emrat e titullarëve që ka patur peshkopata e Himarës gjatë shek. XVI-XIX, ndër të cilët i pari ishte peshkopi Sofron vdekur më 155453. Por, titullarët që përmenden në këtë katallog nuk do të thotë se kanë qëndruar realisht në krye të dioqezës së tyre. Gjatë shek. XVI-XVII në Himarë me banorë vazhdimisht në kryengritje kundër Stambollit, peshkopët dhe priftërinjtë e kishës lindore,

53 Germanos mitrop Sardeon. Në: “Iperotika Kronika “,1937, ff. 97-100.

43

e kishin të vështirë të solidarizoheshin me besnikët e famullive të tyre. Ata ose duhej të bashkoheshin me kryengritësit e t’i prisnin lidhjet me Patrikanën ose për të ruajtur lidhjet me Patrikanën duhej të largoheshin nga dioqezat e tyre. Në lidhje me Himarën shpeshherë peshkopët e saj largoheshin nga selitë e tyre dhe strehoheshin sidomos në Janinë ku ndodhej kryepeshkopata nga e cila vareshin. Nuk është e rastit që, siç del nga katallogu i mitropolitit Germanos, u emëruan si titullarë të peshkopatës së Himarës funksionarë që shërbenin në kryepeshkopatën e Janinës si protosingjel Manasi (vdekur më 1695), jeromonaku Zakaria (vdekur më 1730), kryediakoni i mitropolisë së Janinës Genadi (larguar më 1755), jeromonaku Partheni (vdekur më 1804). Mungesën e peshkopëve të Patrikanës së Stambollit e shfrytëzuan misionarët e urdhërit baziljan, disa prej tyre arbëreshë të Italisë, të cilët në kishën e tyre respektonin ritin bizantin dhe liturgjinë greqishte, por në vend të patrikut të Stambollit njihnin vartësinë nga Papa i Romës. Madje me veprimtarinë e tyre Roma mëkëmbi në Himarë në çerekun e dytë të shek. XVII, sikurse do të shihet, një institucion në shkallë peshkopale me emrin e maleve Keraune. Akti i parë që ne njohim deri sot që shënon kthesën e vartësisë së himariotëve të krishterë, nga Patrikana ortodokse e Stambollit, në Papatin katolik të Romës, mban datën 1577. Është një letër e himariotëve drejtuar papës Gregori XIII më 12 korrik 1577, nga e cila vlen të nënvizohen dy copëza. Në njërën prej tyre njoftohen dëmet që kishin pësuar vazhdimisht nga invazorët osmanë, përfshirë edhe djegien tri herë prej turqve të selisë së peshkopit të tyre dhe e dyta, nevojën e ngutshme financiare që kishin për të blerë armë me të cilat të vazhdonin luftën kundër invazorit osman dhe për të rindërtuar banesën e peshkopit të tyre. Letra i drejtohet Papës në emër të

44

“priftërinjve klerikë e laikë dhe të gjithë popullit të Himarës”, të cilët thuhet aty, i bien atij në gjunjë, gjuhë kjo e palejueshme, madje e dënueshme, sidomos për priftërinjtë e dioqezave kostandinopolitane. Më në fund letra mbyllet me adresën: “Prej Himare, d.m.th. prej Epirit të shqiptarëve”. Si rrjedhim, nën drejtimin e misionarëve bazilianë kishat e Himarës ose të paktën disa prej tyre i prenë lidhjet me peshkopatën e Janinës për një kohë të gjatë, pa hequr dorë nga riti dhe liturgjia bizantine. Edhe Papa i interesuar për këtë kthesë të himariotëve ngriti në Romë një kolegj për përgatitjen e kuadrove të kishës lindore. Shkolla u quajt “Kolegji Greko- Ortodoks i Shën Athanasit”, jo se frekuentohej nga grekët, por se i kushtohej ritit kishtar bizantin, i cili në Itali quhej thjesht riti grek. Si rrjedhim, ajo frekuentohej kryesisht nga shqiptarë ortodoksë, duke përfshirë dhe arbëreshët e Italisë. Në një letër që i drejtuan Papës më 1581, himariotët jo të shtatë fshatrave, por të mbarë krahinës prej pesëdhjetë e ca fshatrash, e falenderonin kryepriftin roman për kolegjin që kishte ngritur për ta në Romë 54. Veç kësaj ata tregonin gadishmëri për të marrë pjesë në kryengritjen e madhe që po përgatitej në Shqipëri dhe në More. Me interes të veçantë është një akt që mban datën 1 qershor 1593 drejtuar Papës Gregori XIII nga pleqtë e Shqipërisë “li vecchi di Albania”, të viseve veriore, të cilët njoftonin për vendimin që kishin marrë të bënin një kryengritje “për t’i kthyer vendit tonë lirinë e lashtë...se do të

luftojmë jo më pak sesa luftonin (të parët tanë) në kohën e të përmendurit trimit Gjergj (Kastriotit – K.F.)...dhe se do të vijnë të bashkohen me ne 54 D. C. Karalevskij. Documenti Inediti etc. Fascicolo III. Në: “Bessarione”. Rivista di Studi Orientali, fasc. 120 e 123. Roma 1912-1913, ff. 142-144.

45

shqiptarë të tjerë që janë ata të Himarës (et ancore venirano unisi con noi altri albanesi che son quelli di Cimaria).”55 Oportunizmi politik i Patrikanës së Stambollit, përveç himariotëve nxiti edhe një nga vartësit e saj më të rëndësishëm në territoret e Perandorisë Osmane, siç ishte Kryepeshkopata e Ohrit që të lidhej me Papatin e Romës. Protagonisti kryesor i kësaj kthese ishte kryepeshkopi i saj, Athanasi, përkrahës i kryengritjeve antiturke. Me këtë synim ai e hodhi vështrimin e parë tek himariotët. Në fund të vitit 1595 ai arriti në Butrint ku u takua me përfaqësuesin e qeveritarit venedikas të Korfuzit, Gjosadredo, të cilit i kërkoi përkrahjen e Republikës së Shën Markut për të organizuar kryengritje antiturke në Shqipëri dhe ndërmjetësimin e saj për t’u lidhur me Romën. Por, megjithë këmbënguljen e kryepeshkopit Athanas venedikasit nuk donin ta shkelnin paqen që kishin lidhur me Sulltanin. Pikërisht për këtë arsye himariotët vazhdonin t’i mbanin lidhjet e vjetra me mbretin spanjoll të Napolit, madje me kërkesën e tyre ai kishte nisur në dhjetor 1595 për në Himarë një sasi armësh si ndihmë për kryengritjen kundër turqve. Por, anija me armë nuk arriti në Himarë mbasi qe konfiskuar në det nga venedikasit, të cilët armët ia kthyen përsëri mbretit të Napolit. Pas refuzimit nga ana e Republikës së Venedikut kryepeshkopi

Athanas erdhi në Himarë dhe u përpoq që në emër të himariotëve t’I kërkonte sovranit të Napolit ndihmë në armatime. Në një relacion drejtuar Papës më 3 gusht 1596 nga nunci apostolik i Vatikanit në Venedik, thuhet se në viset jug-perëndimore të Shqipërisë, pra në krahinën e Himarës kishte filluar kryengritja dhe se një 55 Arch. Vat. Fondo Borghese, serie IV, n 287, ff. 47-48. Sipas I. Zamputi. Po aty. Vëll. II, dok. nr. 1, f. 11.

46

dëshmitar ka prurë lajmin se “ka parë kryengritjen e shqiptarëve e të himariotëve (Albanesi e Cimerioti), rreth 10000 veta dhe të gjithë shkonin pas kryepeshkopit të tyre, i cili ishte veshur me petka të kuqe dhe nën udhëheqjen e tij e të bindur ndaj tij, po marshonin drejt Vlorës”.56 Ambasadori venedikas në Napoli, Jeronim Ranusio, raportonte më 14 janar 1597 se përfaqësuesit e Himarës, të cilët kishin shkuar në Napoli, u kthyen në atdhe të pakënaqur sepse nuk u qenë pranuar kërkesat e tyre për ndihmë me luftëtarë dhe me armatime57. Pas këtyre dështimeve himariotët e panë veten të braktisur nga të katër anët. Një dëshmi interesante për himariotët në fund të shek. XVI e kemi nga Lazaro Soranzo, një njohës i mirë i Ballkanit dhe i Shqipërisë. Duke krahasuar himariotët me uskokët e Dalmacisë, ai shkruan: “Uskokët banojnë rreth 500 milje larg prej himariotëve, të cilët nga ana tjetër janë popuj të Shqipërisë dhe banojnë ndër malet që quhen Akroceraune në grykën e gjirit Adriatik përballë Kepit të Shënmërisë, kepi i fundit i Italisë. Uskokët flasin sllavisht, himariotët flasin shqip (Gli Uscochi parlano Schiauone, I Chimeriotti albanese). Ata (uskokët) jetojnë sipas (ritit) romak, këta (himariotët), sipas (ritit) grek. Ata (uskokët) janë vendosur aty-këtu dhe të paktë në numër, kurse këta (himariotët), janë vendas dhe me shumicë”.58

56 C. Horvat. Monumenta historia nova historiam Bosna et provinciarum vicinarum illustrantia. Ex archivis Romanis vicinarum illustrantia. Ex archivis Romanis collegit et redigit Dr. Corolus. Në: “Glasnik zmaljskog muzeja u Bosni i Hercegovini, urednik Dr. Ciro Turhelka”. Vëll. XXI, Sarajeve 1909, f. 40. Sipas I. Zamputi. Po aty, ff. 140-142.

57 J. Tomic. Po aty. Rel. 14 janar 1597, ff. 248-249. I. Zamputi. Po aty, f. 178.

58 l. Soranzo. L’Ottomano del Signor Lazaro Soranzo. Dove se da pieno ragguaglio non solamente della Potenza del presente Signor de Turchi Mehmetto III etc. Quanto editione. In Napoli, nella Stamparia a Porta Reale, 1600, ff. 109-110. I. Zamputi. Po aty, dok. nr. 170, ff. 229-230.

47

Të braktisur nga Venediku, Spanja, Napoli dhe Papati, himariotëve në fund të shek. XVI u ranë edhe dy fatkeqësi të tjera, murtaja dhe zija. Për të përballuar zinë, ata u detyruan të blinin si zakonisht drithë në Korfuz. Por, administrata venedikase nga frika e përhapjes së murtajës, e ndaloi rreptësisht zbarkimin e tyre në ishull. Në lidhje me gjendjen e mjeruar që u krijua për himariotët udhëtari dalmatin Johan Kotoviq shkruan: “Meqënëse në ato kohë shumica e atyre (himariotëve) po vdisnin nga uria...erdhën në Korfuz siç e kishin zakon për të blerë drithë, por atyre jo vetëm iu mohua blerja e ushqimeve, por as nuk u lejuan të zbrisnin në limane, sepse triremet (anijet) venedikase, i shpartalluan dhe me një shpallje të lëshuar prej gjykatësve u ndalua që asnjë korfiot të mos lejonte, as të mos pranonte ndonjë himariot me kërcënim të kokës...nga frika se mos e infektonin ishullin me murtajë”59. Të shtrënguar nga kjo situatë dramatike – vazhdon më tej udhëtari J. Kotovic – himariotët u detyruan t’i jepnin fund situatës kryengritëse dhe “pasi dorëzuan pengjet bënë marrëveshje me sanxhakbeun e Epirit” në bazë të së cilës fituan të drejtën të lëviznin si çdo shtetas i perandorisë nëpër krahinat fqinje për të blerë ushqimet e nevojshme. Marrëveshja për të cilën flet udhëtari J. Kotovic nënkuptonte rivendosjen e gjendjes së mëparshme, pra pagesën e haraçit (të cilën himariotët në fakt nuk e paguan as më vonë) dhe të drejën e vetqeverimit lokal me kusht që të hiqnin dorë nga kryengritja e armatosur. Por, kur himariotët e kapërcyen situatën e rëndë që u krijua, ata e përqafuan përsëri idenë e kryengritjes çlirimtare kundër zjedhës së huaj, duke mos i humbur shpresat te përkrahja e fuqive evropiane perëndimore. Pikërisht në këtë kohë

59 J. Kotovic. Itinerarium Hiero-solymitarum et Syriacum. Anvers 1616, 4. I. Zamputi. Po aty, ff. 256-257.

48

u forcua edhe bashkëpunimi i himariotëve me vatrat e tjera kryengritëse shqiptare. E shohim këtë sidomos në kuvendin ndërballkanik që u mblodh në Kuç (i banuar dikur nga shqiptarët, sot në Mal të Zi), në 8 shtator 1614, ku edhe himariotët ishin të pranishëm. Aty u trajtua projekti për një kryengritje të përgjithshme ballkanike, kundër zgjedhës osmane, në të cilin thuhet: “Së pari duam të shohim duke u futur armët në Mal të Zi dhe në malet e Himarës që janë në bregdet, në atë sasi që mund të ketë dhe kjo do të jetë punë e lehtë për ta, sepse kurrë nuk hyjnë aty turqit dhe kurrë nuk i kanë paguar haraç sulltani meqënëse kanë qëndruar përherë në liri. Se 8000 himariotë do të ngarkoheshin me detyrë që të sulmonin Vlorën”.60 Në letrën që Gaspar Bragadines i drejtonte dukës së Parmës dy vjet më vonë më 14 maj 1616 duke folur për pjesëmarrjen e himariotëve në projektin e madh të kryengritjes së popullit të Ballkanit jep këtë sqarim: “Thuhet se përveç shqiptarëve të mirëfilltë (për autorin qenë të mirëfilltë, pasi ishin katolikë – K.F.), paska ardhur një sasi (shqiptarësh – K.F.), që quhen himaiotë, jo nga ata që banojnë përreth Bosforit Klimerik, ...as nga ata që qenë thënë se ishin armiq të diellit dhe në Itali rrinë gjaë ditës ndër shpella pranë liqenit Averno, që në të vërtetë nuk ekzistojnë, por ata vijnë nga disa male të Epirit, d.m.th. nga vargjet Akrokeraune, jo shumë larg prej detit ku ndodhet ishulli i Korfuzit. Këta, me sa thuhet, janë të krishterë në mënyrën e tyre dhe nuk i binden sulltanit meqë janë të sigurtë në ato vende malore dhe shkëmbore”.61 Jo vetëm projekti i Kuvendit të Kuçit, por edhe projektet që u hartuan më vonë nga kuvende të tjera shqiptare dhe ballkanike dështuan për mungesën e përkrahjes nga fuqitë evropiane. Si rrjedhim, në marrëveshjen e himariotëve me qeveritarët osmanë, u përjetua një lloj status-quo-je, e cila vazhdoi për disa dhjetëvjeçarë. Në këtë periudhë, as lufte, as paqeje, Roma gjeti rastin të interesohej për të forcuar autoritetin e saj kishtar në trevën e Himarës. Deri

60 f. Lenormant. Turcs et Montenegnis. Paris 1866, ff. 53-54.

61 Arch. Parma. Dispaci da Venezia al duca – Cart Farnes. Nuovo Archivio Veneto, nr. 74. I. Zamputi. Vëll. III, f. 343.

49

atëherë nga Roma kishin ardhur herë pas here në Himarë disa misionarë të urdhërit baziljan të cilët u përpoqën ta mbanin të gjallë kishterimin përballë

presionit, gjithnjë në rritje që ushtronte administrata perandorake për islamizimin e banorëve të saj. Por, në dhjetëvjeçarin e tretë të shek. XVII, pasi himariotët në kuptimin më të gjerë krahinor, i kishin bërë ballë këtij presioni, Roma mori dy masa të rëndësishme: dërgoi nëpërmjet Sacra Congregazione di Propaganda Fide, një mision të përhershëm në Himarë dhe e dyta, e njohu kishën e kësa treve si një institucion të saj me titullin Kisha Akrokeraune (Ecclessia Acroceraunia), në fillim për pak kohë nën vartësinë e kryepeshkopatës katolike të Korfuzit dhe pastaj të peshkopatës së Myzeqesë dhe të Shpatit, kurse më vonë nën vartësinë e drejtpërdrejtë të kryepeshkopatës katolike të Durrësit. Në të dy rastet, pjesëtarët e misionit apostolik dhe titullarët e Kishës Akrokeraune qenë arbëreshë të Italisë, ose joarbëreshë, por grekë të zotërimeve venedikase që kishin mësuar detyrimisht gjuhën shqipe. Veprimtaria që ushtruan misionarët bazilianë dhe titullarët e Kishës Akrokeraune, përbën një kapitull më vete, shumë të pasur

si në fushën kishtare, ashtu dhe në atë kulturore – kjo e fundit e lidhur me hapjen e shkollave shqipe dhe përdorimin e shkrimit shqip në Himarë, Dhërmi, Palasë. Do të shkonte gjatë të trajtonim këtu relacionet që misionarët i kanë drejtuar Kongregacionit të Propagandës Fide, të cilat në fakt janë të botuara në dy punime të veçata nga Nilo Borgia62 dhe në një punim të cunguar greqisht kushtuar misionarit Neofit Rodino nga Vicani më 1972. Mjafton të thuhet shkurtimisht se misioni vendas në Himarë ishte më 1633 dhe se misionar i parë ishte Neofit Rodinoi, i cili cilësohet në dokumente si “Monachus Graecus”, kurse ai ishte një arbëresh nga Siçilis.

62 N. Borgia. Po aty.

50

Misioni gjeti që në fillim përkrahjen e banorëve të trevës. Në të njëjtën kohë ai ndeshi në Figure :Bregdeti i Shqipërisë së Jugut. H. W. Wiliams. 1820. kundërshtimin e kryepeshkopatës fanariote të Janinës dhe më tej të patrikut të Stambollit, i cili nuk nguroi të lëshonte mallkime dhe çkishërime kundrejt atyre që u bashkuan me misionarët, sidomos kundër fshatrave Nuvo e Himarë ku misioni e kishte selinë e vet. Në fillim fushata e peshkopit ortodoks të Himarës kundër “papistëve” ose “heretikëve” siç quheshin misionarët bazilianë, shkaktoi një farë hutimi. Për të forcuar mbështetjen e banorëve të Himarës, Neofit Rodinoi, udhëheqësi i misionit gjeti si rrugë më të dobishme, hapjen e një shkolle shqipe në Himarë dhe përhapjen e letërsisë kishtare shqipe. Për këtë qëllim, sikurse shkruan vetë Rodinoi, ai ngarkoi një ish nxënësin e vet “një prift vendës që quhet Dhimitër, i cili e zotëron në mënyrë shumë elegante gjuhën shqipe meqënëse është nga ai komb dhe katolik i vërtetë” që të përkthente nga italishtja në shqip “veprën shumë të vështirë” të katekizmës, duke kërkuar ndihmën e Kongregacionit për botimin e saj në Romë. (Era costui uno “tra li scolari mei che tegno; e un Sacerdote detto Demetrio, il quale possede elegantissimamente la lingua albanese per esser della nation et è catolico vero”. 63Edhe pse vepra nuk u shtyp (mbasi ndërkohë Roma kishte botuar “Doktrinën e krishterë” të P. Budit), mjafton nisma e Rodinoit për hapjen e shkollës shqipe dhe përkthimin e katekizmit në gjuhën shqipe për të na bindur për përkatësinë etnike shqiptare të himariotëve. Pas largimit

63 N. Borgia. Po aty, pjesa e parë, f. 49.

51

të Rodinoit, në Himarë erdhën misionarë të tjerë bazilianë të emëruar si vikarë të kryepeshkopit katolik të Durrësit. Zakonisht këta titullarë të lartë të Kishës Akrokeraune të lidhur me Romën qenë në rivalitet të ashpër me peshkopin fanariot të Himarës, I varur nga Janina, i cili vizitonte herë pas here selinë e vet. Duket se ky rivalitet e detyroi misionin bazilian, i cili pas largimit të Rodinoit kryesohej nga misionarë bazilianë me kombësi greke, të tërhiqej më 1685 në Itali. Vlen të përmendet këtu se Mr. Arkadë Stanila, misionari bazilian në Himarë me kombësi greke, po atë vit i paraqiti kongregacionit një relacion të gjatë, në të cilin kur flet për mënyrën sesi vetqeveriseshin himariotët shkruan se ajo vetqeverisje nuk ka ngjashmëri me asnjë nga ato të kombësive të botës, madje as me atë të kombit grek (il modo del governarsi che quei tengono...è del tutto contrario al comune delle nationi dell mondo, e massime della natione Greca).64 Me kërkesën e një delegacioni himariotësh që I parashtruan papës gjatë vizitës së tyre në Romë, Kongregacioni I Propagandës Fide hapi në vitin 1692 një kapitull të ri në historinë kishtare të Himarës. Në vend të misionarëve me kombësi greke, të cilët siç duket nuk qenë aq të përshtatshëm për këtë trevë të banuar nga shqiptarët, barrën e drejtimit të Kishës Akrokeraune Kongregacioni ua ngarkoi misionarëve bazilianë që përgatiteshin në kolegjin arbëresh të Mexojusos të Kalabrisë. Jemi në kohën e presionit, gjithnjë në rritje që ushtronte prej kohësh administrata osmane për islamizimin e shqiptarëve të krishterë edhe në këtë trevë. Ashtu si N. Rodinoi edhe Nilo Katalano, misionari i parë i kësaj periudhe i shuguruar kryepeshkop i Durrësit dhe vikar apostolik në Himarë, I vuri theks të veçantë veprimtarisë në gjuhën shqipe si mjet më të përshtatshëm për t’i vënë ledhë përhapjes së islamizmit. Për këtë qëllim, siç

64 N. Borgia. Po aty, f. 49

52

na njofton N. Borgia, ai përgatiti një gramatikë të gjuhës shqipe dhe një fjalor të saj65. Veç kësaj sapo erdhi në Himarë ai hapi disa shkolla – të parën në fshatin Dhërmi (me 1850 frymë) me 80 nxënës ku e vendosi selinë e vet, madje edhe në fshatra fqinje që tashmë kishin kaluar në fenë myslimane. Pas vdekjes së Nilo Katalanos (1694) në Himarë erdhi si misionar një tjetër arbëresh Pietër Zassi (Pietro Filoteo Zassi). Duke relatuar mbi veprimtarinë e tij abati i përgjithshëm i urdhërit të bazilianëve, Pietro Menniti shkruante se ai “lindur në tokën e Mexojusos të greko-shqiptarëve”, (è nato nella terra di Mezzoiuso dei Greci kattolici Albanesi), po e ushtron veprimtarinë e tij në Himarë, midis banorëve shqiptarë” (In Cimarra a quei popoli albanesi). Me vështirësi akoma më të mëdha të shkaktuara nga veprimtaria kundërshtare e kishës greke fanariote dhe nga administrata perandorake osmane, e ushtroi veprimtarinë e vet pasardhësi i P. Zassit, një tjetër arbëresh, Zef Skiroi (Giusepe Schiroi), i emëruar si edhe të tjerët, kryepeshkop i Durrësit dhe vikar apostolik në Himarë. Duke folur për përhapjen me shpejtësi të islamizmit në provincën e Himarës ai relatonte më 1729 se tashmë aty kishin mbetur në fenë e krishterë vetëm 14 fshatra, tre nga të cilat (Himara, Dhërmiu, Palasa) cilësohen me banorë të kombësisë greke (di natione greci), kurse të tjerët (Liazi, Vunoi, Kallarati, Piluri, Qeparoi, Piqerasi, Lukova, Shën Vasili, Kudhësi, Nevica, Lëkursi), kishin banorë me kombësi shqiptare (di natione albanesi).66 Ky është i pari pohim për tre fshatrat të bregut të Himarës me banorë të kombësisë greke. Nuk jemi në gjendje të shpjegojmë burimin e këtij pohimi të vetë, i cili bie në kundërshtim me të gjitha pohimet që ndeshen në burimet dokumentare të shekujve të kaluar. Madje Skiroi bie në kundërshtim me një pohim tjetër të

65 N. Borgia. Po aty, f. 39.

66 N. Borgia. Po aty, f. 133.

53

tij, kur thotë se ishte e nevojshme që populli i Himarës “të mësonte përmendsh Doktrinën e Krishterë, në trajtën e një dialogu në sheshet publike në greqisht, ose në shqip (in modo da farla ripettere a memoria a forma di dialogo nelle publiche piazze in lingua greca o albanese). Por më tepër se ky pohim peshon fakti se imzot, Zef Skiroi, mbajti në kongregacionin e Shenjtë si vikar apostolik i Himarës vlerësimin e tij për pesë figura të shquara të kishës katolike (Fideli nga Sigmaringa, Kamili de Llellisi, Pjetër Regallati nga Spanja, Josipi nga Leonisa, Katerina de Riçi), në kohën kur Figure docs: Shkrimi i parë dhe i dytë i imzot Zef Skiroi për dy figurat e shquara të kishës katolike (Fideli nga Sigmaringa, Kamili de Llellisi, Pjetër Regallati nga Spanja, Josipi nga Leonisa, Katerina de Riçi). trajtohej lumturimi ose shenjtërimi i tyre nga Papa Benedikti XIV. Të pesë vlerësimet janë shkruar në gjuhën shqipe, të përkthyera në latinisht dhe vetëm njëra prej tyre, ajo që i kushtohet Katerina de Riçit, është përkthyer edhe greqisht. Ato janë shkruar gjatë viteve 1740-1758 kur në krye të Selisë së Shenjtë ishte Papë Benedikti XIV. Ka shumë mundësi që këto pesë vlerësime, të cilat janë përfshirë në vëll. VII të veprave të plota (Opera Omnia) të Papës Benediktit XIV, të botuara në Venedik më 1767, të jenë përdorur dhe në shkollat e Himarës. Nëse është kështu kjo do të thotë se në Himarë mbisundonte gjuha shqipe, mbasi vetëm njëra prej tyre është përkthyer greqisht. Por, si dëshmi kokëfortë për përkatësinë etnike shqiptare të banorëve të tre fshatrave greqishtfolëse janë emrat e krerëve të Himarës dhe të dhërmiut që kanë nënshkruar një peticion më 1791 drejtuar mbretit Borbon të Napolit, për të cilin do të flitet më poshtë. Emrat e këtyre krerëve janë:

54

Nicola Polimero, Polimero Andrea Varfi, Spiro Cesare Gicca, Alexio Pristi, Zaccaria Casnezzi, II Sacerdotte Andrea Manho, Gicca Cocca Alexi, dimo Stratti Covazzi, Nicolo Culumba, Spiro Andrea di Malexi, Elia di Malexi, spiro Andrea Glini, Costa Dima Pristi, Gicca Cocvessi, Zaccaria Menrico, Dimo Stratti Govazzi, Elia Dimalexi, Gicca Burbo, Alexi Pristi, Ianni Spiro Noreola, Elia Cristoforo, Norcola Polimero Andrea Varfi, Nestora Zaccaria Varfi, Nicola Zaccaria Varfi, Nicola Polimero, Spiro Costa Polimero, Dimo Vasilli Polimero, Dimo Pano Chionussi, Dimo Ilzacna, Ianni Stragini, Spiridione Bocci Gili, Pietro Giccoci, Nicola Columba, Gicca Coccalexi, Spiridione Spiro, Nicolo Costa, Stelio Mucico Cesare, Teodoro Reggio, Iani Petrogini, Spiro Attanasio Muzzi, Styratti Micheli, Spiro Cesorgica, Zaccaria Zacnagiocca, Michele Nicolo Pristi, Stratti Giocca, Vassilli Condalexi, Gicca Spiro Dimstamo, Stratti Mantho, Iorgo Petragini, Nestora Mexi, Spiro Elia Nestora, Nestora Dimil Zacna., Marco Nicolo, Meneco, Dimo Nestora Casnezi, Vasilli Micheli, Gicca Andrea, Gicca Iodori, Stratti Caracni, Nestora Varfilia, Dimo Dimichil Stragini, Dimo Andrea Iorgo, Dimo Andrealexi.

Për Dhërmiun (Drimades) Cumi Nima, Nestora Nina, Spiro Elia Attanasi, Nicola Prifti Uretto, Gicca Dina detto il Diaco, Spiro Polinergiocca, Attanasio Siazzacco Vretto, Nestora Dimdeli, Dima Gicca, Polimero Lecco, Pano Dimacalojero, Zaccaria Gicca Uretto, Nicola Pristi Vretto, Diaco Dima, Demetrio Polimero, Nestora Gicca Nina, Dimo Gichilia, Pano Dima Calojero, Polimero Lecca, Pano Elia Bicilli, Pano Elia Varfi, Dimo Vasso Bicilli, Nicola Pristi Cocca, Nestora Dimdeli, Giocca Ilgiocca, Dimo Bua, Cocca Attanasio Lecca, Spiro Polimergiocca, Nicola Gicca Bicilli, Giacca Zaena, Nestora Nercio, Spiro Iithanasi, Nestora Iani, Pano....Dimitri Giocgini, Giovani Për Dhërminë kemi dhe një dëshmi tjetër interesante. Përkatësia jo greke e banorëve të saj kuptohet edhe nga mbishkrimi që ndodhet në vitin 1751 në murin e Kishës s Ipapandisë, në Dhërmi, ku përmenden dy banorë nga Dhërmiu, të dy priftër njëri, njëri emrin Papa Ilia Leka, tjetri Andon Starat Gjika, emrat e të cilëve i takojnë pa dyshim antroponimisë shqiptare.

mbishkrimi ka këtë përmbajtje:

Figure e hequr

Në kohën e drejtimit të shumëndershmit ndër priftërinj zotit Papa Ilia Leka (nga) Dhërmiu ekonom de igumen i këtij manastiri dhe për dëshmi të devotshmërisë së arkondëve të shumëndershëm të këtij qyteti...viti (1751) mars 12. Lutje e priftit të pamerittueshëm Andon Starat Gjika dhe 55 të...Shënim: Mbishkrimi, i dëmtuar në dy rreshtat e fundit, gjendet në faqen e murit verior të kishës së Ipapandisë, në Dhivër të Himarës. Kisha ka madhësi 14.85x6.06m67. ***

Aty nga mesi i shek. XVIII himariotët duket se u lodhën së prituri që shpëtimi i tyre nga zgjedha osmane t’u vinte nga fuqitë evropiane perëndimore, në mënyrë të veçantë nga Republika e Venedikut, Mbretëria e Napolit dhe nga Mbretëria Spanjolle – që të tria shtete katolike. Ndërkohë në horizontin politik evropian kishte filluar të fuqizohej Perandoria Ruse, e cila pasi kishte hapur “dritaret” e saj në detin Baltik donte të hapte një “dritare” edhe në detin Mesdhe. Me një fjalë me synimet e saj për të dalë në ujrat e ngrohta të Mesdheut dora-dorës me fuqizimin e saj perandorak, ajo filloi të zhvillonte një politikë aktive ndër popujt e ortodoksë të gadishullit ballkanik për t’i ngritur në këmbë, kundër Perandosirë Osmane. Në këtë politikë të Perandorisë Ruse një ndër më të përkëdhelurit e saj midis popujve të krishterë të Ballkanit, ishte kombi grek. Krerët himariotë, sikurse del nga disa akte të nënshkruara prej tyre, i ndiqnin me kujdes ngjarjet që zhvilloheshin në Perandorinë Osmane dhe në kurriz të saj. Kuptohet lehtë se propaganda që zhvillonin emisarët rusë të dërguar posaçërisht nga Moska nëpër Ballkan tërhoqën edhe vëmendjen e himariotëve dhe ngjallën tek ata. shpresat për çlirimin e tyre nga Perandoria Ortodokse Ruse. Rruga për t’u përfshirë në politikën ruse kalonte në mënyrë të domosdoshme perms kishës ortodokse. Nevoja për çlirimin e tyre sa më parë nga zgjedha osmane

67 Theofan Popa. Mbishkrime të kishave të Shqipërisë. Tiranë 1998, f. 303, nr. 826.

56

i nxiti krerët himariotë të fuqizonin lidhjet e tyre me Patrikanën Ekumenike të Stambollit, si urë për t’u lidhur me Perandorinë Ortodokse Ruse. Këtë kthesë të rëndësishme të orientimit politik dhe kishës së Himarës e dëshmojnë fare qartë tri letra që ata i drejtuan careshës së Rusisë në Moskë, Elisabeta Petrovna në vitin 1759. Ato mbajnë datat sipas kalendarit julian 4 tetor 1759 (15 tetor 1759), 14 tetor 1759 (25 tetor 1759), 16 nëntor 1759 (27 nëntor 1759). Letrat himariotët i kanë shkruar italisht, kurse përfaqësuesit e tyre i kanë nënshkruar, dikush italisht, dikush greqisht. Ato ndodhen në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Moskë. Fondi: “Marrëdhëniet e Rusisë me Malin e Zi”, viti 1755, dok. nr. 35, f. 15968, jo në origjinal, por në përkthimin rusisht. Nga përmbajtja e letrës së 4/15 tetorit del shpresa se çlirimi i tyre tani do të vinte nga lufta e ushtrive “ngadhnjimtare” ruse kundër Perandorisë Osmane. Për këtë qëllim ata kishin vendosur, thuhet në letër, të dërgonin në Moskë dy delegatë të shquar për ta bindur perandoreshën ruse që ajo ta drejtonte vëmendjen tek himariotët, ashtu si po vepronte me malazezët. Shtonin me këtë rast se me provat që kishin dhënë nëpër Evropë për trimëritë e tyre luftarake, ata premtonin se do të ndihmonin ushtrinë ruse në rast lufte me veprimet diversioniste kundër ushtrive turke. Për të bindur careshën ruse për traditat e tyre luftarake, himariotët shtjellonin në këtë letër historinë e pjesëmarrjeve së luftëtarëve të tyre në betejat më të rëndësishme

evropiane të dy shekujve të kaluar. Njoftimet historike që përmban letra tregojnë se kemi të bëjmë me krerë relativisht të kulturuar që e njihnin historinë e trevës së tyre, kurse vetë ngjarjet e përshkruara në të flasin për 68 Të tri letrat janë botuar vetëm në përkthimin e tyre shqip: Dokumente të pabotuara mbi marrëdhëniet e popullit shqiptar me Rusinë në shek. XVII. Në: “Buletin për shkencat shoqërore” 2 (1955), ff. 156-162. 57 kthesat politike që hmariotët kanë pësuar gjatë shekujve të fundit duke u rreshtuar si luftëtarë herë me Venedikun, herë me Napolin, herë me Spanjën, herë me Francën. Në letër thuhet, midis të tjerave: “Nuk po flasim për veprat e tyre (të himariotëve – K.F.) nën mbretin e lavdishëm Piro dhe më vonë nën atë të Skënderbeut i cili nuk ka shumë kohë që fitoi famë, sepse historia e tyre është mbushur me vepra trimërie” Pasi numërohen aksionet luftarake të himariotëve jashtë Shqipërisë gjatë shek. XVI-XVII në letër thuhet: “Para pak kohe, d.m.th. në vitin 1737 brigadieri dhe koloneli ynë don Stratig Nika (Evstrat Nika – K.F.)

ka rekrutuar një regjiment nga gjiri ynë për mbretin e dy Sicilive, regjiment që quhet regjimenti mbretëror maqedon (regjimenti mbretëror shqiptar – K.F.). Ata kanë marrë pjesë në luftën e Qipros më 1570 dhe në fitoren e lavdishme detare të Lepantit më 1571, në luftën e Kandies prej 1644 deri më 1669, në pushtimin e Moresë më 1688 dhe në luftat e tjera kur ajo humbi më 1713 si dhe gjatë sulmit të Korfuzit më 1716. Më 1690 e nxitën gjeneralin Cornallo të pushtonte Vlorën dhe kalanë e Kaninës dhe qenë të parët që e sulmuan nga toka nën udhëheqjen e kavaljerit Nino, po në atë kohë, kur flota venedikase e sulmoi pareshtur nga deti. Pastaj regjimentet tona kanë shërbyer në anijet venedikase që kanë zhvilluar shumë luftime kundër ushtrisë osmane, kanë marrë pjesë në betejën e Malit të Shenjtë në vitin 1717 e më vonë dhe shërbejnë edhe sot në kohë paqeje në Itali. Të gjitha këto janë provat më të pakta që kemi nxjerrë nga shumë çertifikata të lëshuara nga fuqi të ndryshme të Evropës, nga të cilat nuk përjashtohet asnjë familje e madhe, siç shihet edhe nga titujt që ata kanë marrë për shërbimet e mira të tyre nga sundimtarët e lartpërmendur”.69 Dhjetë ditë më vonë me letrën e 14/25 tetorit 1759 himariotët i shtuan zotimet e tyre. Tani premtuan se himariotët qenë gati t’i nënshtroheshin Rusisë nëse ajo do t’i ndihmonte të çliroheshin nga zgjedha osmane. Madje merrnin përsipër të organizonin një ose dy regjimente me luftëtarë himariotë, të cilët do të luftonin nën komandën ruse kundër ushtrive turke. Kjo letër është nënshkruar nga tre kapedanë të Himarës - në emër të fshatit të Himarës: nga kapedani i Himarës dhe i Konilës Gjikë Nestor Spiro; nga revizori i kapedan Nestorit: Gjikë Vreto; nga kapedan Kostandin Gjikë Athanasi.

69 Dokumente të pabotuara. Po aty, ff. 158-159.

58

Letrën e datës 16 nëntor 1759 e kanë nënshkruar për Himarën: kapean Gjikë Nestor Spiro, për Dhërmiun: revizori Gjikë Vreto. Për të miratuar këtë kthesë të qëndrimit të tyre politik, himariotët mblodhën më 26 tetor, sipas traditës, kuvendin e tyre vendimmarrës. Për këtë kuvend flitet në letrën e tretë drejtuar perandoreshës ruse më 16/27 nëntor. Kuvendi u mblodh në fshatin Gliatë (Ilias). Në këtë kuvend Himara shfaqet nga pikëpamja gjeografike si një krahinë e gjerë, e cila siç thuhet aty, shtrihej që nga Kepi i Gjuzës (Lingueta) deri në afërsi të kështjellës së Butrintit. Në kuvend u përfaqësuan 47 fshatra, pra përveç shtatë fshtrave të Himarës së sotme dhe shumë fshatra të Labërisë në kuptimin më të gjerë, të cilat sot bëjnë pjesë në rrethet e Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës, Tepelenës dhe Vlorës. Kuvendi ngarkoi dy delegatë – arkimandriti Anthim Vasiliko dhe kapedan Pano Spiro Biçili – që të shkonin në Rusi për të bërë marrëveshje miqësie dhe bashkëpunimi me qeverinë ruse, në luftë kundër perandorisë osmane. Pala shqiptare ishte e gatshme të merrte pjesë në këtë luftë të përbashkët duke formuar, siç u tha, nën komandën ruse një ose dy regjimente me vullnetarë shqiptarë të trevës. Në vendimin e kuvendit të Himarës të 26 tetorit 1759 thuhet ndër të tjera se: delegatët e saj do të dëshmonin se do t‘i shërbenin Perandorisë Ruse ashtu si i kishin shërbyer mbretit Filip të Spanjës dhe Republikës së Venedikut, por me kushte që I përshtateshin largësisë. Me interes është paragrafi me të cilën mbyllet letra e 16 nëntorit. Aty thuhet: “Shtojmë vetëm se besimi ynë është ortodoks, jemi të gjithë nën kryesinë e një peshkopi dhe lidhemi në pikëpamje fetare me patrikun e Kostandinopojës, flasim shqip, atë gjuhë që flitet në Shqipërinë e afërme dhe në Bosnje, po në vende të ndryshme të gjithë të mësuarit flasin greqisht e familjet më të shquara përdorin edhe italishten, nga shkaku se shumë oficerë shërbejnë në vende të huaja dhe shumë të rinj dërgohen në

59

seminarin e Padovës dhe të Napolit. Qeveria është demokratike, pse popullore dhe ligjet ndryshojnë pak prej atyre të Malit të Zi70”. Sikurse shihet banorët e Himarës ishin shqiptarë, përdornin gjuhën shqipe, kurse greqishten e flisnin vetëm njerëzit që e kishin mësuar në shkollë (të shkolluarit), ndërsa familjet më të “shquara” flisnin edhe italisht. Përkatësinë etnike shqiptare të banorëve të Himarës e të Dhërmiut e vërtetojnë edhe emrat e përfaqsuesve të tyre, që kanë nënshkruar letrat drejtuar perandoreshës Ruse – emra të tillë si: Gjikë, Spiro në Himarë, Gjikë Vreto në Dhërmi.

Përpara se të vinin në Moskë dy delegatët e ngarkuar nga kuvendi duhej të shkonin në Stamboll dhe të vizitonin patriarkanën. Deklarata që përmban rezoluta e kuvendit të Himarës se banorët e kësaj treve qenë të krishterë ortodoksë, kishte motiv politik. Ajo shërbente si një kapital për të lehtësuar bashkëpunimin me qeverinë ortodokse ruse. Si ndërlidhës duhej të shërbente patrikana Ekumenike e Stambollit, e cila me këtë rast duhej të ndryshonte opinionin që kishte krijuar ndaj himariotëve, deri atëherë të strehuar nën ombrellën e papatit të Romës. Pikërisht për këtë arsye kuvendi I udhëzoi dy delegatët himariotë, njëri nga të cilët, arkimandriti Anthim Vasiliko ishte klerik i kishës ortodokse, që gjatë udhëtimit të tyre të ndaleshin në Stamboll dhe të vizitonin patrikanën Ekumenike.

Por orvatjet e himariotëve për të bindur Perandorinë Ruse që të merrte në konsideratë kërkesën e tyre për një çlirim të shpejtë nga zgjedha osmane, nuk patën sukses. Mesa dihet Rusia nuk e drejtoi as më vonë vëmendjen te Himara, ndoshta për peshën e saj të parëndësishme në qerthullin e synimeve të saj mesdhetare. Ajo nuk i mori në konsideratë kërkesat e himariotëve as 70 Dokumente të pabotuara. Po aty.

60

gjatë luftës disa vjeçare që ajo zhvilloi kundër Perandorisë Osmane gjatë viteve 1767-1774, e cila përfundoi me paqen e Kuçuk Kainarxhikut. Të njëjtën heshtje ndaj himariotëve Moska duket se mbajti edhe gjatë aksionit të admiralit rus Orlov gjatë viteve ’70 në More. Ky qëndrim i ftohtë i Rusisë cariste i nxiti himariotët ta kthenin vështrimin e tyre përsëri ndaj Evropës Perëndimore, përkatësisht ndaj mbretërisë së Napolit. Megjithatë vizita e delegatëve të kuvendit të Himarës në vitin 1759 në Patrikanën e Stambollit, duket se e ngacmoi më tepër kujdesin e saj për t’I kthyer himariotët përsëri në bindje ndaj ortodoksisë fanariote. Këtë ngacmim të interesit fanariot e rriti më tepër edhe fushata për islamizimin e banorëve të viseve jugore shqiptare, e cila gjatë atyre dhjetë vjeçarëve ndodhi në kulmin e saj. Një nga misionarët, madje më i shquari që kisha fanariote shpërndau në këto vise për të mbajtur gjallë rtodoksinë e saj, ishte murgu (jeromonaku) Kozma nga Etolia (1714-1779), i cili më vonë u shpall shenjtor i kishës greke. Kozma Etoliani nuk ishte vetëm një misionar I ortodoksisë fanariote, por siç e pranojnë historianët e sotëm grekë, mbi të gjitha një flamurtar i flaktë i helenizmit. Kudo ku shkonte shpallte se të krishterët ortodoksë ishin grekë dhe sa ata i shërbenin Perëndisë, më tepër duke hapur shkolla greqishte, e cila siç thoshte ai “ishte gjuhë e zotit tone Jezu Krisht” (në fakt dihet se gjuhë e Krishtit ishte hebraishtja), sesa ndërtimi i një kishe të krishterë. Veç kësaj, në pajtim me vijën politike oportuniste të Patrikanës, e cila predikonte nënshtrimin ndaj Perandorisë Osmane, thoshte, siç informohemi nga historianët grekë: “Le të përulemi para kokfortësisë së sulltanit, mbasi përulësia është rruga e ëngjëjve, e cila të çon në parajsë” (V. Krapsiti). Gjatë udhëtimeve të tij misionare ai e vizitoi dy herë Himarën – herën e parë më 1775 dhe herën e dytë më 1777. Detyra që pati Shën Kozmai kur vizitoi Himarën ishte si kudo, të forconte

61

ortodoksinë jo vetëm për të penguar përhapjen e islamizmit në trevën e saj, por edhe për t’i shkëputur himariotët nga kisha “papiste”, e cila ishte

pengesë kryesore për përhapjen e helenizmit te himariotët. Shën Kozmai ishte informuar nga funksionarët e Fanarit në Stamboll se në Himarë ai do ta

kishte punën të lehtë, mbasi sipas tyre, banorët e saj flisnin greqisht. Historiani grek Fani Mikailopullos (i cili u ka kushtuar një punim të veçantë

në greqisht udhëtimeve misionare të Kozmait), për vizitën e tij të parë në Himarë flet fare pak. Ndryshe nga njoftimet që jep për pritjen entuziaste të

Shën Kozmait në vendbanimet greke, për pritjen e tij nga banorërt e Himarës nuk thotë asgjë. Kur u largua ai la porosi që të hapej një shkollë greqishte (e

cila mungonte në Himarë) dhe t’u jepej fund grindjeve që ekzistonin midis banorëve. Por duket se nuk u prit mirë, mbasi ai u kthye përsëri në Himarë,

siç do ta shohim, ku qëndroi tre muaj. F. Mikailopullos jep disa hollësi vetëm për vizitën e dytë të misionarit në Himarë, e cila vazhdoi tre muaj

(korrik-tetor 1777). Historiani grek nuk na thotë arsyet e kundërshtimit që ai ndeshi, por ato nuk është e vështirë të kuptohen. Para së gjithash himariotët,

të cilët kishin luftuar me shekuj kundër zgjedhës osmane e kishin vështirë të pranonin predikimin e tij për nënshtrim ndaj sulltanit. Kjo duhet të shpjegojë

arsyen përse Shën Kozmai u revoltua kur pa se nuk e kishin zbatuar porosinë që kishte lënë për hapjen e shkollës greqisht. Veç kësaj, ai doli i zhgënjyer

kur vuri re se ndryshe nga sa i kishin thënë në Stamboll, himariotët nuk dinin greqisht dhe se ndoshta për këtë arsye nuk ishin dakort për hapjen e shkollës

greqisht duke u justifikuar, sipas historianit grek, se nuk kishin mundësi financiare për mbajtjen e saj. Shën Kozmai vuri re gjithashtu se kishat e

drejtuara nga priftërinjtë fanariotë nuk frekuentoheshin, prandaj i gjeti të mbyllura. Këto dy motive të zemërimit të Shën Kozmait dalin nga leximi

62

midis rreshtave i përshkrimit që na jep historiani grek F. Mikailopullos.71 Ai shkruan: “Këtu, në vizitën e parë (Shën Kozmai) i kishte këshilluar himariotët të hapnin shkollën dhe t’u jepnin fund grindjeve. Mirëpo nga të dy këto porosi nuk qe bërë gjë. Kozmait i erdhi keq ose më mirë të themi, u revoltua...Kur ata thonë se nuk kishin mundësi për hapjen dhe mbajtjen e shkollës, Kozmai bëri një akt që i habiti të gjithë. Pasi predikoi edhe një herë, i porositi banorët që të prishnin kishat, në të cilat nuk meshohej dhe qëndronin të mbyllura nga mungesa e priftërinjve dhe e besnikëve (nënvizimi ynë – K.F.), duke mbajtur vetëm një, atë të Gjithë Shenjtorëve dhe pronat e pasurinë e tyre t’i përdorin për mbajtjen e shkollës. Me zërin e tij kumbonjës e të frymëzuar ai i ftoi, duke përfunduar fjalën e tij, që të fillonin menjëherë nga shembja e kishës. Asnjë s’lëvizi nga vendi, asnjë nuk guxoi të vinte dorë mbi kishën. Atëherë Kozmai, pasi e mbaroi fjalimin, mori një sopatë dhe u ngjit në çatinë e një kishe. Himariotët të habitur i vajtën pas dhe të tmerruar e panë atë duke rrëzuar çatinë dhe muret e kishës. U foli përsëri që andej sipër, duke u këshilluar edhe njëherë ngritjen e

shkollës me të ardhurat e kishës. Ngritja e shkollës ishte një vepër më e pëlqyer nga Zoti sesa ekzistenca e një kishe të shkretuar dhë që s’meshohej në të. Himariotët më në fund u bindën që ta ndihmonin. Kështu u ngrit shkolla në Himarë, e cila është edhe sot”.

Edhe pse i bindi himariotët të hapnin shkollën greqishte Shën Kozmai u largua nga Himara me dyshimin se pas ikjes së tij himariotët nuk do të përkujdeseshin më tej për mbajtjen e saj. Në fakt dyshimi nuk qe pa vend, mbasi himariotët kishin hequr dorë nga zotimi për të ndihmuar shkollën. Kjo

nënkuptohet nga një letër që Kozma Etoliani u drejtoi banorëve të Himarës dy vite më vonë, dy muaj para se të vdiste, me të cilën i ftonte që të mos

hiqnin dorë nga ndihmat financiare për shkollën greqishte të Himarës. Në letër thuhet: “Të nderuar vëllezër të dashur, banorë të fshatit Himarë, i lutem Shën Perëndisë për shëndetin trupor dhe shpirtëror tuajin. Unë të dashur vëllezër, si një shërbëtor i denjë I krishtit që është mësuesi i gjithë të krishterëve dhe me lejen e personaliteteve fetare të këtij vendi, erdha aty në vendin tuaj dhe pashë që nuk keni shkolla që të mësojnë fëmijët tuaj falas. Unë iu luta të krishterëve dhe ata dhanë aq sa kishin mundësi dhe dëshirë për shkollën tuaj. Mirëpo duhet që me përkushtimin dhe kujdesin tuaj të ndidmoni përherë

shkollën tuaj si dhe me dhuratat nga persona privatë ose m të ardhurat e fshatit dhe nga vakufet, në mënyrë që të shpërbleheni me respektin nga Zoti dhe nga njerëzit. E ndjej për

71 F. Mikailopullos. Kosmas o Aitwlos. Athinë 1940 (Ribotim 1971).

Sipas përkthimit të cunguar shqip nga Dh. Beduli. Kozmai nga Etolia. Tiranë 1999, ff. 31-32

63

detyrë ti lutem Zotit të nderuar të bekojë të gjitha, të bekojë shkollën tuaj dhe fëmijët tuaj... – Gusht 1779 – Ieromonaho Kosma”72.

Figure:Harta e Maqedonisë dhe e Shqipërisë. Hartuar më 1770.

Veç kësaj, edhe pse Shën Kozmai pati një farë suksesi të përgjithshëm me ngritjen e shkollës greqishte në Himarë, ndërgjegjen e helenizmit nuk e

rrënjosi dot në rradhët e himariotëve, as simpatinë a tyre për Mbretërinë e Napolit nuk e shuajti dot. Himariotët vazhduan t’i mbanin lidhjet me

Mbretërinë e Napolit jo vetëm nga shpresa se prej saj mund t’i vinte çlirimi I tyre nga zgjedha osmane, por edhe për arsye të forta ekonomike. Mbretëria e Napolit ishte prej kohësh vendi i emigrimit të tyre ekonomik. Anijet e tyre, të cilat lundronin për tregti jo vetëm në Adriatik, por edhe në Mesdhe gjenin, në raste shtrëngatash srehim të sigurtë në limanet e Italisë së Jugut dhe të Siçilisë. Edhe sovranët e Napolit i shihnin himariotët me simpati. Ata e

çmonin trimërinë, besnikërinë dhe aftësitë e tyre ushtarake. Për të tri këto arsye, që në vitin 1735, mbreti i Napolit, Karli III Borbon kishte krijuar një

repart të posaçëm me luftëtarë himariotë, më parë në përmasat e një batalioni, disa vite më vonë në atë të një regjimenti me emrin “Regjimenti Mbretëror Maqedon” (me maqedonë nënkuptoheshin shqiptarë) – dhe pastaj me emrin “Regjimenti Mbretëror Shqiptar” (Real Reggimento Albanese). Ky karakter shqiptar dhe kryesisht himariot i këtij reparti del i argumentuar bindshëm në trajtesën që një nga oficerët e tij, Nikollë Dashi, i ka kushtuar

historisë së regjimentit mbretëror shqiptar, botuar në Korfuz më 184373.

72 A. N. Kantinos. Kosmas o Aitwlos (1714-1779). Athinë 1991, ff. 323-324 (Përkthimi Z. Lito).

73 N. Dassi. Genno Storico. Dei servigi militari resi nel regno delle due Sicilie etj

64

Sipas njoftimeve që na jep V. Dorsa74, himariotët shërbenin në këtë regjiment si luftëtarë në bazë të marrëveshjes që mbreti i Napolit kishte lidhur me krerët e Himarës. Këtë shërbim himariotët e kryenin si ushtarë ose si oficerë të përgatitur në shkollën ushtarake të Napolit, kundrejt një pagese dhe pensionit që merrnin me përfundimin e shërbimit pasi ktheheshin në Himarë. Madje një nga komandantët më të shquar të këtij regjimenti, i cili u pajis me gradën më të lartë ushtarake, ishte mareshalli Dhimitër Leka, shqiptar nga Dhërmiu. Si rrjedhim, në sajë të mikpritjes së Mbretërisë Borbone të Napolit, himariotët e ndjenin veten, kur ndodheshin në territoret e saj, si në shtëpinë e tyre. Madje për hir të trimërisë që tregonin në luftë, sidomos në betejën e zhvilluar në Napoli më 1799, shkruan N. Dashi, himariotë të veshur me petkat e tyre kombëtare shqiptare, u quajtën nga popullsia italiane camisciotti (himariotë) dhe kur hynë në qytet u brohoritën me thirrjen “Viva gli eroi Albanesi” (Rrofshin heronjtë shqiptarë).75 Shpresat se shpëtimi i tyre do të vinte nga Mbretëria e Napolit dëshmohen nga një peticion që krerët e fshatrave të Himarës, Dhërmiut, Vunoit, Qeparoit, Lukovës, Lëkursit, i drejtuan sovranit borbon Ferdinand IV më 1791 pra 13 vjet pas largimit të Shën Kozmait. Peticionin e kanë nënshkruar (në trajtën italishte), në emër të Himarës:

Nicola Polimero, Polimero Andrea Varfi, Spiro Cesare Gicca, Alexio Pristi, Zaccaria Casnezzi, Il Sacerdotte Andrea Mantho, Gicca Cocca Alexi, Dimo Stratti Covazzi, Nicolo Culumba, Spiro Andrea di Melxi, Elia di Malexi, Spiro Andrea Gini, Dimo Pano Gionussi.

Për Dhërmiun:

Cumi Nina, Nestora Nina, Spiro Elia Attanasi, Nicola Prifti Uretto, Gicca Dina detto il Diaco, Spiro Polinergiocca, Attanasio Siazzacco Vretto, Nestora Dimdeli, Dima Gicca, Polimero Lecco, Pano dimacalojero.

Për Vunonë:

74 V. Dorsa. Su gli Albanesi. Richerche e pensieri. Napoli 1847, f. 112.

75 N. Dashi. Po aty, f. 46.

65

Il Sacerdote Demetrio colla parola de’ qui sottosegnati: Attanasio zurra, Gicca Spiro, Nicolo Udrea, Attanasio Giolecca, Cristofolo Dima, Cristofolo Nestora, Costa Gicca Attanasi, Attanasio Giomani, Polimero Spiro, Attanasio Ginni detto Anagnesti, Nestora Giocca Adanagi, Nicolo Michelli Casnezzi, Nestora Casnezzi. Në peticion vazhdojnë nënshkrimet e krerëve të fshatrave Qeparo, Lukovë dhe Lëkurës, të cilët i takojnë, si dhe emrat e krerëve të Himarës, Dhërmiut, Vunoit, onomastikës shqiptare76. Përsa i përket përkatësisë etnike të banorëve të Himarës, në fillim të shek. XIX, po sjellim këtu dy dëshmi kokëforte – dy pohime të konsujve të njohur – njëri i Francës F.C.H. Poquevile, tjetri i Britanisë së Madhe W. M. Leake, të cilët e kanë vëzhguar krahinën e Himarës jo si kalimtarë të rastit, por si studiues të kujdesshëm të vendit. Konsulli frëng shkruan: “Kalaja antike e Himarës...ka qenë rrënuar për herë të dytë në pragun e pushtimit të Epirit nga turqit dhe pjesa e popullsisë së saj (që mbijetoi – K.F.) themeloi qytezën e Himarës (Le bourg de la Chimère), e cila sot ka 500 familje shqiptare të krishtera”.77 Konsulli anglez W. M. Leake shkruan, sikurse e kemi thënë: “Pothuajse të gjithë burrat dinë greqisht dhe ata që kanë qenë në kurbet flasin edhe italisht; por gratë përgjithësisht s’dinë asnjë gjuhë tjetër veçse shqipes”78. Ndërkohë tashmë himariotët ishin kthyer përsëri në gjirin e Patrikanës së Stambollit dhe kishtarisht vareshin nga Mitropolia e Drinopojës (Delvinës). Por, autonominë krahinore nuke kishin humbur. Komisari perandorak frëng në ishujt Jonianë Jul Bessières në përkujtesën (memoire) që i drejtonte perandorit Napoleon në Paris më 20 shtator 1808, 76 G. M. Monti. La sovranita napoletana sulla Chimara e un tentativo di Ferdinando IV di Borbone. Në: “Rivista d’Abania”, III (1941), f. 223.

77 F. C.H. Pouqueville. Voyage de la Grece (2-eme edition). Paris 1826, ff. 315-316.

78 W. M. Leake. Travels in Northen Grece. Vëll. I. London, 1835, ff. 112-114.

66

njoftonte se Ali Pashë Tepelena, edhe pse kishte vënë nën kontroll fshatrat bregdetare Porto Panormon, Qeparonë, Lukovën, Piqerasin, Shën Vasilin, Nivicën, Lëkursin, vetë Himarën me fshatrat e saj nuk i kishte nënshtruar dot, për më tepër, shkruan ai “ato kanë banorë të pavarur me detyrim vetëm haraçin” (on à un peuple indèpendant et simplement tributaire). 79 Orientimi politik i himariotëve pësoi një kthesë të rëndësishme në fund të mijëvjeçarit të dytë të shek. XIX, në pragun e revolucionit çlirimtar grek. Thirrjet që lëshoi “Filiqi Eteria” (Shoqëria e Miqve) drejtuar popujve ballkanikë për të marrë pjesë në kryengritjen çlirimtare greke dhe për ta konsideruar këtë kryengritje si preludë për çlirimin e vendeve të tyre, u mirëpritën edhe jashtë Greqisë, duke përfshirë dhe himariotët. Ato u pritën me simpati edhe në Mbretërinë Borbone të Napolit. Arsyeja është se me politikën e Statuquo-s në Evropën Juglindore që kishte vendosur Kongresi I Vjenës (1815), qarqet udhëheqëse të Mbretërisë Borbone, ishin bindur se Perandoria Osmane nuk mund të dëbohej nga Gadishulli Ballkanik me ndërhyrje ushtarake nga jashtë. Si rrjedhim ato u treguan të gatshme ta ndihmonin kryengritjen greke pa u angazhuar ushtarakisht si shtet. Për këtë arsye më 6 korrik 1820, pasi kishte filluar ekspedita turke kundër Ali Pashë Tepelenës dhe në pritje të shpërthimit të revolucionit grek, shtatmadhëria e Mbretërisë së Napolit, dekretoi shpërndarjen e “Regjimentit Mbretëror Shqiptar” dhe kthimin e luftëtarëve të tij në atdhe, me qëllim që të shkonin vullnetarë sapo të fillonte kryengritja në Greqi. Një nga oficerët e regjimentit ishte kapiteni Spiro Milo, një himariot i shkolluar në Akademinë Ushtarake të Napolit, i cili nuk e kishte mësuar ende mirë greqishten. Spiro Milo me

79 Memoire sur Ali Pacha visir de Janina par Jul Bessoires, le commissaire Imperial dans les Iles Joniennes. Corfu le 20 Setembre 1808. Më: “D. Anogiatis Pele. Six rapports francais. Concernant les Illes Ioniennes et le continent viosin (1798-1809). Kërkyra 1993, f. 242.

67

disa qindra vullnetarë himariotë, dhërmiotë, palasiotë dhe të tjerë kaluan menjëherë në Greqi dhe morën pjesë në kryengritjen çlirimtare deri në përfundimin e saj. Në sajë të gradave dhe shpërblimeve të tjera për kontributin që ata dhanë në fitoren e saj disa nga këta vullnetarë qëndruan në Greqi, morën nënshtetësinë greke, pa i ndërprerë lidhjet me vendlindjen. Shumica u kthyen, sëbashku me dekoratat dhe greqishten, në vendlindjet e tyre. Kështu për disa kohë Himara u bë krahinë me banorë me tre gjuhë –shqipen, si gjuhë amtare, italishten dhe greqishten si gjuhë të dytë.

Me pjesëmarrjen e tyre Mbretëria Greke zuri për himariotët, vendin e Mbretërisë së Napolit. Vendin e bazilianëve arbëresh të dikurshëm tani e zunë priftërinjtë fanariotë dhe arsimtarët grekomanë. Të dy palët, priftërinjë dhe dhaskenjtë, u përpoqën të përhapnin te banorët shqiptarë të krishterë, si në mbarë viset e jugut edhe në Himarë, ndërgjegjen jo të grekofilisë (miq të Greqisë), por të grekomanisë (në shqiptarë që mohonin kombësinë e tyre dhe e quanin veten grekë). Kisha dhe shkolla greke përdori në Himarë edhe një Fig Ktitori i kishës së Dhërmiut. Afresk. Fig.Ktitori i kishës së Mesodhit. Afresk (1783). armë tjetër – premtimin se Greqia dhe jo Evropa do t’i ndihmonte të çliroheshin nga zgjedha osmane dhe se pas çlirimit të tyre Athina do t’ua

68

respektonte autonominë krahinore, pra venomet tradicionale. Predikimet e priftërinjve fanariotë, nxitja për arsim greqisht e dhaskenjëve grekomanë dhe premtimet për respektimin e venomeve, nuk mund të mos ngjallnin simpatinë e himariotëve për Greqinë dhe kulturën greke. Pas kësaj simpatie është kapur Panajot Aravantinoi, i cili i regjistroi në vitin 1856 banorët e të tri fshatrave të Bregut – Himarës, Dhërmiut, Palasës, si grekë. Më vonë, rrjedha e punëve provoi se grekomanët e pakët që prodhoi propaganda nacionalshoviniste greke nuk e cënuan identitetin e himariotëve si shqiptarë të mirëfilltë. Pati edhe një orvatje nga pak himariotët, të cilët për të zbutur kundërshtimin e tërësisë shqiptare të trevës, përhapën pikëpamjen se banorët te saj nuk ishin as grekë, as shqiptarë, por tjesht himariotë dhe se programi I tyre politik ishte të mos bënin pjesë as në shtetin grek, as në atë shqiptar, por të krijonin një shteteruc të vogël me emrin Republika e Himarës, e cila të përfshinte shtatë fshatra, ose fundi-fundit, dhjetë ose dymbëdhjetë fshatra.

Por programi i tyre dështoi. Edhe përpjekjet që u bënë nga Athina pas Luftës së Parë Botërore për t’i cilësuar himariotët si grekë, dështuan. Argumenti i tyre kryesor ishte gjuha greqishte që flitej nga disa familje të Himarës, Dhërmiut dhe Palasës. Të konsiderosh si pjesëtar të kombësisë greke banorët e një krahine, qoftë edhe të vogël, vetëm se disa prej tyre e njohin greqishten, sidomos kur greqishten e kanë mësuar gjatë mërgimeve periodike në viset greke dhe e kanë konsoliduar gjatë arsimimit në shkollat greqishte, është abuzim. Veç kësaj, përkatësia në një komb nuk përcaktohet vetëm nga përdorimi i gjuhës, siç e dëshmojnë këtë kombësitë jo të pakta që flasin anglisht, spanjisht, arabisht, turqisht etj. Përkatësia përcaktohet nga bashkësia kulturore në kuptimin më të gjerë me kombin mëmë. Nga kjo pikëpamje, sikurse u tha, doket, zakonet, këngët, vallet, veshjet, legjendat, mentalitetet dhe normat 69 kanunore të himariotëve nuk kanë afëri as me ato të grekëve të Helladës, madje as me ato të banorëve të minoritet grek të Shqipërisë, por vetëm me ato të banorëve të Labërisë. Kjo është arsyeja që edhe pas Luftës së Dytë Botërore, himariotët, pavarësisht nga disa zëra të veçuara, u deklaruan vetë se i përkisnin kombësisë shqiptare. Dëshmi është fakti se asnjë nga fshatrat e Himarës nuk është përfshirë në listën e vendbanimeve të minoritetit grek në Shqipëri, të regjistruara në Lidhjen e Kombeve më 193580. Megjithatë disa qarqe politike të Greqisë vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të ngrenë, me një këmbëngulje fanatike, tezën e tyre se banorët e Himarës janë pjesë e minoritetit grek dhe se në bazë të akteve ndërkombëtare Shqipëria duhet t’ua plotësojë atyre të gjitha të drejtat që u takojnë minoriteteve, duke filluar që nga arsimi greqisht dhe duke përfunduar deri te flamuri helen. Republika e Shqipërisë ka dhënë prova se ajo i ka respektuar plotësisht të drejtat që u takojnë minoriteteve që banojnë në truallin e saj dhe në mënyrë të veçantë minoritetit grek. Por është e padrejtë që të tjerët të kërkojnë nga Shqipëria të cilësojë si grekë ata që nuk janë grekë, as nga pikëpamja historike, as gjuhësore, dhe as kulturore, siç janë shqiptarët e Himarës. Presioni i Athinës për t’i pagëzuar si grekë banorët shqiptarë të Himarës, në thelb i padrejtë, ka marrë përmasa shqetësuese. Përveç presionit diplomatik për ta detyruar qeverinë shqiptare të pranojë kërkesën e saj, ajo ka vite që po përdor armën e korrupsionit. Duke shfrytëzuar situatën e vështirë ekonomike që po përjeton jo vetën Himara, por mbarë Shqipëria në këtë periudhë trazicioni, qeveria e Athinës po u akordon pensione të konsiderueshme në Euro, të gjithë atyre shqiptarëve që pranojnë ta quajnë veten grekë. Janë pensione që ajo u jep shtetasve shqiptarë, të cilët nuk kanë

80 Court permanente de Justice Internationale Ecoles minoritaires en Albanie.

Vol. I. Janvier 1935, ff. 49-51.

70

qenë asnjë ditë në marrëdhënie pune në territorin e Greqisë, as në shërbim të shtetit grek jashtë kufijve të saj. Nuk dihet se mbi ç’baza ligjore mbështetet kjo praktikë e këtij anëtari të Bashkimit Evropian që të shpërdorojë kontributet e taksapaguesave të shtetasve të saj, madje duke tejkaluar edhe normën e lejueshme të defiçitit buxhetor të tij, për të korruptuar ndërgjegjen e qytetarëve të një shteti tjetër. Përse bëhen gjithë këto shpenzime? Për arsye emocionale nacionaliste ndaj tre fshatrave? Sigurisht që këtu ka arsye politike ose gjeopolitike me karakter të theksuar nacionalist helenik. Pensionet që ajo jep me kaq bujari janë për Shqipërinë, si një minë me sahat, vendosur në territorin e saj. Me pozitën e saj gjeografike Himara është një lloj kështjelle në kanalin e Otrantos kundrejt Italisë, e cila mund t’i bëjë karshillëk ishullit të Sazanit. Nëpërmjet këtij korrupsioni Athina kërkon të krijojë një elektorat të gatshëm që kur të vijë dita, ta shpallë, në mos krejt të ashtuquajturin “Vorio Epir”, të paktën krejt krahinën bregdetare të Himarës, si një krahinë autonome greke. Nuk ka dyshim se kjo është një shpresë kimerike, ashtu siç është kimerike edhe ëndra që kanë edhe disa nacionalistë grekë për të marrë një ditë Stambollin. Megjithatë arma e korrupsionit që Athina përdor në fushën e ndërgjegjes nacionale të shqiptarëve do t’u shkaktohen shqetësime serioze, të cilat mund të ngacmojnë edhe stabilitetin politik në Shqipëri. Qeveria e Republikës së Shqipërisë nuk duhet t’i harrojë mësimet e Rilindjes Kombtare Shqiptare dhe as tragjedinë që pësoi Shqipëria e Jugut nga lëvizja “vorio epirote” e viteve 1913-1914.

No comments: